Stop-EMISIONI 174(SEZONI 5) 30 Prill 2020- Nena transferohet nga Berati ne Vlore e nuk i le djalin te atit per takim!

Në këtë pjesë të programit do të flasim për një rast divorci. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat në 6 janar 2020, zgjidhi martesën e Danjela Kananit me Fabian Dogrën dhe kujdestaria i kaloi së ëmës, ndërsa të atit i njohu të drejtën e takimit të fëmijës.Por Fabiani ankohet, se prej 4 muajsh nuk e sheh djalin dhe Danjela është transferuar nga Berati në Vlorë. Stela Qako, avokatja e Fabianit, tregon, se Daniela ka shkelur nenin 127: “mosdorëzimi i fëmijës prindit tjetër.

Julian Plaka, Përmbarues shtetërore në Berat shprehet, se e ka bërë të gjithë procedurën ligjore, por zonja ka ikur nga Berati. Sipas tij pandemia ka penguar ekzekutimin e vendimit të takimit të babait me të atin.Vetë Daniela Kanani me tone të larta thotë, se babai do ta shohë fëmijën, kur të japë lekët e pensionit, pasi ka dhënë vetëm për muajt mars e prill. Por Fabiani thotë, se ka derdhur paratë, kur ish bashkëshortja ka hapur llogarinë.

Sot u mblodh sërish parlamenti i maskave nën masa sigurie për shkak të pandemisë së koronavirusit.Klintoni, apo Rama i Stop-it ka hyrë sërish në rolin e kryeministrit, duke komunikuar online me qytetarët për hallet e tyre. Nuk mungojnë batuat nga ana e kryeministrit tonë, ashtu sic Rama bën sa herë, që komunikon me qytetarët.

Lidhur me këtë procedurë divorci dhe rolin e përmbarimit në ekzekutimin e vendimit të gjykatës, Julian Plaka, Përmbarues shtetëror në Berat shprehet, se e ka bërë të gjithë procedurën ligjore, por zonja ka ikur nga Berati. Sipas tij pandemia ka penguar ekzekutimin e vendimit të takimit të babait me të atin.Vetë Daniela Kanani me tone të larta thotë, se babai do ta shohë fëmijën, kur të japë lekët e pensionit, pasi ka dhënë vetëm për muajt mars e prill. Por Fabiani thotë, se ka derdhur paratë, kur ish bashkëshortja ka hapur llogarinë.

Të Fundit