Stop-EMISIONI 170 (SEZONI 5) 24 Prill 2020-Plazh-Durres/ E vetme dhe me kemp, Stop zgjidh rinovimin e dokumentacionit!

Naile Berisha jeton e vetme në zonën e Plazhit në Durrës me 105 mijë lekë të vjetra, që merr nga kempi. Po as këto pak para nuk po i merr dot dhe nuk po arrin të bëjë rinovimin e dokumentacionit të kempit, që i skadon në 1 maj. Gazetarja e Stop-it e coi zonjën në postë, ku mori pagesën e kempit plus kompensimin e energjisë, ndërsa muajin tjetër këtë shërbim do ta marrë në shtëpi nga posta.Pasi zgjidhëm këtë problem, zonja Naile foli me mjeken onkologe për proceduren e rinovimit të dokumentacionit të kempit. Ne sërish e shoqëruam nga mjeku i familjes në spital, duke bërë të mundur zgjidhjen edhe të kësaj procedure.

Prindër dhe fëmijë i janë përgjigjur edhe këto ditë nismës së emisionit tonë “rri në shtëpi-rri me Stop”.Në redaksi kanë mbërritur shumë video të fëmijëve, që performjnë në kushtet e shtëpisë.Më pas transmetojmë disa nga memet më të bukura të karantinës.Një police po gjobit për shkelje të karantinës edhe personazhet e një pikture. Një vajzë po praktikohet si dixhej në kushtet e shtëpisë. Një burrë luan në shtëpi me kanarinën. Një foto tregon, se plazhi këtë verë do të behët buzë Lanës. Një polic po gjobit një mace për shkelje të rregullave të izolimit.

Në 8 prill lexuam në emision mesazhin e një nëne të një fëmije tetraplegjik, e cila kishte nevojë për një medikament të quajtur kepra.Ajo e merrte ilacin jashtë, por tani, që janë mbyllur kufijtë, nuk ka, se ku ta gjejë.I menjëhershëm qe reagimi i qytetarit Janaq Cingu nga Dervicani i Gjirokastrës, i cili solli medikamentin për një muaj, duke premtuar ta sigurojë sërish.Emisioni Stop dhe fondacioni Firdeus kanë ndihmuar 5 familje në nevojë në Elbasan.Ndërsa Futura Dent ka kontribuar me ndihma ushqimore për 5 familje në Durrës dhe 5 familje të tjera në Tiranë.

Të Fundit