STOP – EMISIONI 17 (SEZONI 4) 25 shtator 2018 Në gjimnazet e Tiranës droga shitet lirisht në mes të ditës

Emisioni “Stop” ka kryer një investigim në disa nga shkollat e mesme të Tiranës, aty ku lëndët narkotike shiten e blihen në mes të ditës fare lirisht.

Në gjimnazet “Partizani”, “Sinan Tafaj”, “Ibrahim Rrugova” në Kamëz, “Besnik Sykja” e “Petro Nini Luarasi” është më lehtë të gjesh hashash se çdo gjë tjetër. Madje ka raste kur dozat e narkotikëve hidhen nga dritaret e klasave.

Kamera e emisionit “Stop” sfaqi me zë dhe figurë sesa lehtë mund të blihet hashashi nga nxënësit e shkollave të mesme në kryeqytet.

Shkolla e mesme “Partizani”

Blerësi – Çuna, keni çakmak?

Nxënësi 1 – Çfarë do? Çakmak? Jo, s’kam!

Blerësi – Ëhë, s’e pikan cigaren çunat…

Nxënësi 1 – Ne pijmë vetëm hashash.

Blerësi – Ëëë, hajde na jep dhe neve, hajde një herë këtu, hajde një herë këtu, hajde se e kam seriozisht për zotin.

Veç ma gjej ku ta gjej se të jap unë sa të duash ti! Hajde!

Nxënësi 1 – Jo mo, e ka kyyy…

Nxënësi 2 – Kë do marrësh? X?

Nxënësi 1 – Ça o burrë, të marr atë shefin tim!

Blerësi – Po sa lekë mundet me më shku?

Nxënësi 1 – Po ke katërshe, pesë, sa të duash…

Nxënësi 2 – Po ju keni ditëlindje përditë?

Nxënësi 1 – Alo!

Blerësi – S’ka gjë se shkojmë bashkë!

Nxënësi 1 – Jo unë, jo!

Nxënësi 2 – Shkojmë bashkë thotë, shih ça thotë mo jeta!

Blerësi – Ikim bashkë, mor burrë! Ç’ke?

Nxënësi 1 – Po hë pra, sille këtu! A e sjell dot këtu? Te shpia ë?! Po mirë, mirë, te shkolla hajde!

Blerësi – Sa vonohet?

Nxënësi 1 – Bhaaa.

Nxënësi 2 – S’ka?

Nxënësi 1 – Si s’ka mo, po duhet me ik dhe një herë tani o jeta!

Blerësi – Po ky që e shet është çun apo gocë?

Nxënësi 1 – Këto jemi ne.

Nxënësi 2 – Jo ne, mo jo!

Blerësi – Po jeni të vegjël ju.

Nxënësi 1 – E do troç fare, plaku im?

Blerësi – Seriozisht?!

Nxënësi 1 – Po, troç!

Blerësi – 5 mijë lëkë ëëë? Merri!

Nxënësi 1 – A të pëlqen, shihe i herë, a të pëlqen? Po s’të pëlqeu ta kthej mbrapsht unë!

Blerësi – Po jo, o shok!

Shkolla “Sinan Tafaj”

Blerësi – Çuna, cila orë është kjo?

Nxënësi – Sapo ka filluar ora e pestë.

Blerësi – Hajde një çikë këtu!

Nxënësi- Po, shprehu!

Blerësi – Unëëë kam organizuar një ditëlindje dhe desha me ble një boçe hashash. Kam 25-vjetorin e ditëlindjes dhe do ta bëj një çikë kështu, të madhe…

Nxënësi – E, o, a mo ka noj gja aty (a mos ka ndonjë gjë aty)? E kam seriozisht!

Blerësi – Me lekë në dorë, i thuaj!

Nxënësi – Hë, mor burrë! Prit, prit njëherë!

Blerësi – A të futem unë tek X dhe të dalë ky, të ma japë tek dera?

Nxënësi – Jo, jo, se e hedh nga lart.

Blerësi – Ai të thërret, o ti e hodhi. Jo, jo, jo!

Nxënësi – Hajde ikim tani, prit se erdha! Ueee ja ka q… robt.

Blerësi – Hë, se s’ka gjë, pak më duhet.

Nxënësi – Mbaje këtë, të shof mos gjej noj tjetër!

Blerësi – Fute, fute, ma rregullo një çikë! Është i mirë, thu ti?

Nxënësi – Po mo, unë them e pi vetë. Ti, kur të duash…

Blerësi – Tjetër?

Nxënësi – Jo, jo!

Blerësi – Hë?

Nxënësi – Kur të duash, herë tjetër!

Shkolla e mesme “Ibrahim Rugova”, Kamëz

Blerësi – Keni dalë në pushim të gjatë?

Nxënësi – Jo, e kemi mbaru shkollën. Jemi në vit të tretë.

Blerësi – A vjen pak? Vjen një çikë, të të pyes për një gjë?

Nxënësi – Po, mo!

Blerësi – Unë kam një ditëlindje, do bëj diçka të madhe se është 25-vjetor, do e bëj kam nja 15- 20 veta, por doja të më ndihmoje, të gjeja një boçe hashash.

Nxënësi – Po s’kemi mo!

Nxënësi 2 – Do një teke hashash?

Blerësi – Ma gjen?

Nxënësi – Po!

Blerësi – Ku?

Nxënësi – Prit këtu!

Blerësi – Të pres këtu? Hajde!

Nxënësi – Thashë, se deshe ndonjë gjë tjetër, po për hashash eee, këtu ka sa të duash.

Nxënësi 2 – Ka Kamza plot.

Blerësi – Hajde këtej! Sa lekë do të jap?

Nxënësi – S’du lekë hiç!

Nxënësi 2 – A kërkove nder, a të mbaruam nder?

Blerësi – Ok! Faleminderit!

Shkolla e mesme “Besnik Sykja”

Blerësi – Djali, si je?

Nxënësi – Po!

Blerësi – Të të pyes, ku mund të gjej hashash?

Nxënësi – Hashash?

Blerësi – Po… me lekë ëëë…

Nxënësi – Ja të flas me këto cunat, o X.

Nxënësi 2 – Ju e doni patjetër?

Blerësi – Po, se kemi një ditëlindje.

Nxënësi – Sa doni?

Blerësi – Një qese.

Nxënësi – Alo… a more ndonjë gjë të mirë për gocën?

Transportuesi – Poo…

Blerësi – Të mirë ma, ee…

Transportuesi – Të mirë fare!

Nxënësi – Janë shoqet e mia, gocat.

Blerësi – Ja dhe lekët!

Nxënësi – Në rregull… po vij më vonë!

Blerësi – A na e ke dhënë të mirë?

Transportuesi – Po të mirë, provoje!

Nxënësi – Ne atë pijmë vetë përnatë.

Shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi”

Blerësi – O çuna! Kot me jua bo një pyetje! Të lutem mos ma merrni për të keq…!

Nxënësi – Po jo moj, s’ka problem!

Blerësi – Ku mundem me e gjet 1 cigare hashash?

Nxënësi – Ke ofertë… ?

Nxënësi 2 – Hë!

Nxënësi – Ofertë ke?

Nxënësi 2 – Po!

Nxënësi – E ke numrin e X, apo është brenda?

Nxënësi 2 – Do jetë në mësim se s’ka mbaruar akoma, bie e dhjetë.

Nxënësi – Ku je? A vonohesh shumë ti? Aa, se na duhet një ashtu…, aa pasnesër thotë.

Nxënësi 2 – Si?

Nxënësi – Vetëm pasnesër, kur të vij thotë.

Blerësi – Për sot s’bëhet gjë këtu ee?

Nxënësi – S’është këtu ai.

Blerësi – Po të marr në telefon, po ashtu nesër.

Nxënësi – Po mirë!

Blerësi – Ok! Ça bën?

Nxënësi 3 – Si kaloni? Mirë? Edhe flori me pas prit, s’do kish vonu kaq shumë.

Blerësi – Ku e di ti, mesa padurim po e pres?!

Nxënësi 3 – A do ikim, ta pimë dhe një cigare tjetër?

Blerësi – Me e dredh.

Nxënësi 3 – Po me ik me e pi, se e kam dredh 1, e ke gati.

Blerësi – Jo, unë nuk jam aq në formë. Kjo e pi.

Nxënësi 3 – Pse?

Blerësi – Po s’jam.

Nxënësi 3 – Ti s’pi?

Blerësi – Jo unë vallaj, plus sot që është vapë…

Nxënësi 3 – E di sa do të të qetësojë?

Blerësi – Jo, ti rrofsh faleminderit! Unë e du për të martën!

Nxënësi 3 – Për të martën…

Blerësi – Ti e ke dredh? E ke gati?

Nxënësi 3 – Gati e ke!

Blerësi – Ok!

Nxënësi 3 – Mos e vrit mendjen! Kujdes, mos ta thyesh!

Blerësi – E ke bërë të përzier me cigare.

Nxënësi 3 – Po normal, o ti…

Blerësi – Sa detyrohem për këtë?

Nxënësi 3 – Asnjë gjë!

Blerësi – Jo, jo!

Nxënësi 3 – Vec për pritjen… jo, jo!

Blerësi – Merre! Faleminderit shumë!

Nxënësi 3 – Faleminderit ju!

Blerësi – Mos të detyrohem më shumë?

Nxënësi 3 – Jo, jo!

Blerësi – Unë numrin e kam.

Nxënësi 3 – Unë kisha qejf ta pinim edhe këtë tjetrën.

yýBlerësi – Një kafe e pimë ne, por këtë për sot jo njëherë!/

Moderatorët e emisionit “Stop” i bënë apel të gjithë instancave për të reaguar ndaj këtij fenomeni, pasi hashashi ka nisur të tregtohet haptazi.

Fundi i pedonales/përgjigja boshe e Bashës për aktivitetin e familjarëve.

Prishja e teatrit kombëtar dhe ndërtimi i kullave në qendër të Tiranës duket se do të cojë edhe në dëmtimin e zonës pedonale në kryeqytet. Futja e mjeteve të tonazhit të rëndë e bën të nevojshme këtë ndërhyrje.Taulant Balla ditën e djeshme në parlament iu referua emisionit “Stop” për një investigim të bilanceve dhe klientëve të kompanisë Landmark në pronësi të kunatit të Lulzim Bashës. Por Basha tha në një studio televizive, se pushteti 5 vjecar ka patur mundësi të kontrollojë cdo aktivitet.

Kashar, klithma e fëmijëve të familjes Shima: Buka ëndrra jonë!!!

Në pediatrinë e Tiranës, në repartin e urgjencës ditët e fundit është krijuar kaos për shkak të fluksit të pacienteve dhe mungesës së menaxhimit.Nuk kanë munguar edhe incidentet mes prindërve, për shkak të pamundësisë për të marrë shërbim. Më pas emisioni “Stop” është ndalur në Kashar në familjen “Shima”. Varfëria në këtë familje është ekstreme dhe fëmijët thotë, se i keqtrajtojnë edhe në shkollë e askush nuk do të rrijë me ta.Ëndrra më e madhe për Gëzimin, Arbenin dhe Ergysin, është të ngopen me bukë e të kenë një shtëpi normale.

Të Fundit