STOP-EMISIONI 168(SEZONI 7) 26 Prill 2022- Drejtori i zjarrfikesve vjedh karburantin nga mjeti i shpetimit.

Kitmir Todaj, ish-drejtues mjeti në Stacionin Zjarrëfikës Kukës, pretendon, se e kanë pushuar padrejtësisht nga puna. Ai tregon, se për arsye familjare, në muajin mars kërkoi disa ditë leje. Verbalisht, ai pohon se i është marrë parasysh nga shefi i stacionit, dhe në këtë mënyrë nuk është paraqitur në punë.Kur u kthye i thanë, se është shkarkuar për arsye të mosparaqitjes në punë. Vec këtij problemi, kushtet e punës në këtë institucion janë skandaloze. Punonjësve po u mbahet 10 mijë lekë nga paga cdo muaj, shumë të cilën, ata e kanë përfituar, që nga viti 2019 për orët shtesë, orët e natës dhe ditët e festave.Kjo është vetë njëra anë e medaljes. “Stop” ka siguruar video, ku duket drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Kukës, Luan Kërxhalliu, duke marrë karburantin e të vetmit mjet të stacionit në qytet, për nevoja personale.Ne e pyetëm drejtorin për këtë, por ai mohoi të ketë vjedhur karburant.

Gjobat e policisë rrugore janë kthyer në problem për shumë qytetarë. Ata ankohen, se gjejnë në sistem gjoba, që nuk dinë t’i shpjegojnë, apo në data dhe vende që nuk korrespondojnë. Ne transmetojmë video, ku një polic debaton me një qytetar, duke i treguar kodin rrugor. Në një tjetër video, policët rrugore i kanë vënë gjoba makinave për parkim të gabuar, por jo një makine, që ka një kapele polici në xhamin e përparmë. Po kështu nga gjoba ka shpëtuar edhe një makinë pa targa.

Të premten trasmetuam rastin e estetistes Pamela Hasanaj, e cila hiqej si mjeke, duke ofruar shërbime të specializuara në qendrën e saj. Pamela jo vetëm realizonte fillera, botoks apo injeksione, por ofronte edhe kurse specializimi. Gazetarja e “Stop” iu drejtua përmes një emaili zyrtar “Urdhrit të Infermierit” si dhe “Urdhrit të Mjekut” dhe përgjigja ishte, se Pamela nuk është e kualifikuar.Nga ana tjetër Marvin Mersini, inspektor në ISHSH, u shpreh, se do të merren masa dhe monitorohen këto qendra, që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.Pas kësaj situate, ISHSH gjobiti dhe mbylli subjektin abuzues.

Të Fundit