STOP-EMISIONI 167(Sezoni 6) 27 Prill 2021- Kamera e fshehte/ Anetari i LSI-se Lezhe, blen vota per llogari te Viktor Tushes.

Emisioni “Stop” tregon sonte me zë dhe figurë, mënyrën, sesi u ble vota për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.Kamera e fshehtë e “Stop” tregon, se në Lezhë, anëtarët e LSI-së kanë blerë vota për 50 mijë lekë të vjetra ose 50 euro për llogari të kandidatit Viktor Tusha.Një nga anëtarët e LSI-së, ka shkuar npër shtëpi duke premtuar e dhënë para, në këmbim të votës së sigurtë për Tushën. Mdje edhe kur i thonë, se janë me PD-në, ai kërkon, që të votohet numri 6, pasi votat në një vend do të shkojnë.

Në rrjet po qarkullon një meme, që tregon, se slogani i ri i PD-së do të jetë “Rama aman ik” në vend të “Rama ik”! Një ditë pas zgjedhjeve, zyra e një punonjësi ka ndryshuar flamur, nga ai i PD-së, në të PS-së, pasi rezultati i zgjedhjeve u mësua.Një video nga KZAZ 79 Tepelenë, tregon, sesi është prekur procesi i numërimit të votave.

Një natë më parë qarkulluan pamjet e një sherri fizik masiv mes vëzhguesve, në shkollën “Një maji” në zonën e Ali Demit, ku po numëroheshin votat e 25 prillit. Por kjo ka qenë e panevojshme në Pukë, kur gjithcka është zgjidhur në paqe e konsensus.Video, që kemi siguruar tregon, se “pazaret” kanë vijuar edhe gjatë procesit të numërimit. Në Pukë drejtori i spitalit, Enver Sulejmani, drejtori i ujësjellësit, Petrit Deda të dy të Partisë Socialiste dhe Ndue Suma nga Partia Demokratike, në cilësinë e numëruesve të votave kanë ranë dakord, që anëtari demokrat të plotësojë edhe me kandidat, fletët, që janë votuar vetëm për partinë.Cdo fletë votimi, që del për PD-në dhe e ka bosh vendin e kandidatit, shenjohet ng zoti Suma.

Të Fundit