STOP-EMISIONI 165(Sezoni 6) 23 Prill 2021-Kavaje/ Qyteti pa psikiater, pritet emerimi i ri, nuk preket kempi per pacientet.

Jemi në fshatin Blerimaj në Kavajë, për problemin e shtetasit Dilaver Mukja, i cili ka djalin 25 vjec me probleme të shëndetit mendor. Dilaveri tregon, se të birit i skadon kempi në muajin maj, por nuk bën dot një konsultë, pasi mjeku psikiatër i Kavajës ka ndërruar jetë dhe qyteti akoma nuk ka një mjek tjetër. Mjeku i fshatit dhe i familjes, Musa Hysenaj, ka bërë formularin dhe ka lëshuar rekomandimin për mjekun psikiatër në polikliniken e Kavajës. Ai shpjegon, se ka ndjekur procedurën, për kryerjen e konsultës tek mjeku specialist.Për një përgjigje, se cfarë po ndodh me mungesën e mjekut neuro-psikiatër në Kavajë, takojmë drejtoreshën e spitalit, Loredana Kapidani, e cila na tregon njoftimin e shpalljes së vendit vakant dhe thotë, se janë në pritje të emërimit për mjekun e ri. Por zonja Kapidani sigurn, se nuk do të penalizohen në pagesë ata, që kanë rinovim kempi, pas komunikimit me Qendrën e shëndetit mendor Kavajë.

Shumë fëmijë janë fansa të përhershëm të emisionit “Stop”. Ata janë filmuar nga prindërit, duke u argëtuar me programin e tyre të preferuar, e duke u përpjekur të imitojnë prezantuesit e velinat tona. Klintoni u është drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur, se pse shqiptarët, edhe në vitin 2021 urojnë “me një djalë”.

Pak kohë më parë ne ishim në Kavajë, për të treguar, se qyteti nuk kishte një mjek okulist dhe të gjithë qytetarët, që kishin këtë nevojë, i drejtoheshin Durrësit ose Tiranës.Nëndrejtori u shpreh, se kërkesa ishte bërë, po nuk kishte asnjë okulist të interesuar për këtë pozicion. Pasi emisioni “Stop” zbuloi, se mjeku i ri Florent Veliu, që ka studiuar në Moskë, kishte kërkuar këtë pozicion, drejtoria e spitalit pranoi bllofin dhe mori në punë zotin Veliu.

Të Fundit