Stop-EMISIONI 163(SEZONI 5) 15 Prill 2020-Vore/ Bemat e krybashkiakut, bllokon bizneset e spastron administraten! – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 163(SEZONI 5) 15 Prill 2020-Vore/ Bemat e krybashkiakut, bllokon bizneset e spastron administraten!

Pak ditë më parë transmetuam rastin e bashkisë së Vorës, pasi përfaqësuesi i një biznesi denoncoi, se bashkia i kishte bllokuar llogaritë bankare në datën 14 mars, pas izolimit për shkak të coronavirusit. Kryebashkiaku Hekuran Brahimaj, premtoi ta shtynte këtë vendim, që kërkonte rivlerësimin e taksave për bizneset që nga viti 2012.Por Brahimaj vijoi bllokimin e rreth 100 bizneseve, duke u hequr bukën e gojës rreth 1000 mijë puntorëve të punësuar në këto biznese.Në një përballje me gazetarin e Stop, kryebashkiaku Hekuran Brahimaj tha, se ka ngritur një grup inspektimi, pasi mund të jenë bërë gabime në përllogaritjen e taksave. Por Brahimaj nuk është ndalur vetëm këtu. Ai ka nisur edhe spastrimet në administratën e bashkisë, që nga juristja Mirjeta Mema e deri te drejtori i ujësjellësit Donald Mezini.Kryebashkiaku nuk ka një shpjegim për këto shkarkime, që me gjasë do të përfundojnë në gjykatë, për të përfituar pagat, që do të dalin sërish nga taksat tona.

Me këngën e këngëtarit të njohur italian Gianni Morani për ndryshimin e botës dhe shërimin e plagëve të saj, nis emisioni i sotëm.Sot pasdite u mblodh sërish Këshilli i Sigurisë Kombtare online, ku mori pjesë dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi heqjen e financimeve për OBSH-në, duke e quajtur filo kineze dhe të dështuar për situatën e koronavirusit.Por Gjermania deklaroi, se OBSH është një nga investimet më të mira.Danimarka është vendi i parë i BE-së, që hapi sot cerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore, por bankat e nxënësve do të jenë në distancë 2 metra.Një taksist ka denoncuar në Stop faktin, se nuk lejohet të punojë, ndaj ka aplikuar për pagën e luftës. Por aplikimi i tij është refuzuar, duke bërë që ai të mbetet pa asnjë të ardhur në kohën e izolimit të plotë.

Kemi udhëtuar drejt fshatit Mënik, Pezë helmës, ku takuam qytetarin Flogert Bardhi, i cili prej 8 vitesh jeton me dializë, por këto kohë ka problemin e transportit. Me pensionin e invaliditetit dhe pagesën e transportit, ai nuk ia del dot, ndaj në mëngjes shkon me taksi e më pas kthehet në këmbë.Në njërën nga seancat e dializës, Flogertin e shoqëroi grupi i xhirimit të Stop, drejt spitalit Hygeia.Po atë ditë drejtori i spitalit, Leonard Solis, tha, se na bashkëpunim me ISKSH, Flogertit dhe pacientëve të tjerë të dializës, do t’u vihet në dispozicion një furgon.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *