STOP- EMISIONI 162 (SEZONI 4) 16 prill 2019- Gjirokastër/rrëshqitjet e 2018-ës, bashkia nuk dëmshpërblen banorët.

“Stop” ka udhëtuar drejt Gjirokastrës, ku në shkurt të 2018-tës, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, janë dëmtuar 3 katet e para të një pallati, në zonën e njohur si Kodra e Shtufit. Por një vit më pas, gjendja mbetet e njejtë.Banorët thonë, se nuk kanë marrë mbështetje nga bashkia, edhe pse ishte kryetarja e bashkisë, që u kërkoi të ngrinin zërin, për të marrë para nga qeveria.Por në fund 3 familjeve të dëmtuara iu dha nga 1 milionë lekë nga bashkia e 900 mijë nga Qarku.Në fakt gjendja në banesat e tyre është e rëndë dhe banorët kërkojnë rivlerësim të dëmit.kryebashkiakja nuk i pret banorët, ndërsa specialistët e zyrës së urbanistikës, thonë, se është bërë sërish tenderi, për përfundimet e punimeve të këtij projekti.Nga ana tjetër te Emergjencat civile, drejtori përlaset me banorët dhe i nxjerr jashtë këta të fundit.Nënkryetarët e bashkisë shprehen, se për rivlerësim duhet bërë kërkesë e të vendosë kryetarja.

Komisioni i Prokurimit Publik anulon tenderin e stadiumit Prrenjas.


Pak muaj më parë trajtuam problematikën e stadiumit të Prrenjasit, një investim 1 miliardë lekë i qeverisë shqiptare. “Domosdova”, është në kategorinë amatore, megjithatë qyteti do të ketë një stadium me 500 vende.Kryetarja e bashkisë, Miranda Rira, tha aso kohe, se stadiumi i ri, ka qenë premtim i saj elektoral. Po pas emisionit “Stop”, Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur anulimin e tenderit, duke i kërkuar bashkisë, që të ribëjë një garë të ndershme.

Nuk merr mjekim per kancerin e tiroides, qytetaret ndihmojne pacientin!

Pak ditë më parë, Hajdër Bendaj iu drejtua emisionit “Stop”, pasi vuan nga kanceri i tiroides dhe është trajtuar me medikamentin, Sorafenib(Nexavar) për 6 muaj nga mjekët e Qsut-së. Por ky medikament nuk futet tek lista e mjekimit të rimbursueshëm dhe një pako kushton 5 milionë lekë. Doktoresha onkologe i tha, se për sëmundjen e tij, nuk ka filluar të ketë protokoll.Për shkak të burokracive, Hajdër Bendaj nuk merrte mjekim prej 8 muajsh.Pasi panë emisionin, Ergest Krakulli nga Lushnja dhe Mikel Kokuja nga Belshi i ofruan Hajdërit një sasi medikamenti.

Të Fundit