Stop- EMISIONI 159(SEZONI 5) – 9 Prill 2020 -Elbasan/ Shtepia iu demtua nga termeti, moter e vella te vetem e pa ndihme!

Ndodhemi në fshatin Shirgjan të Elbasanit, rreth 15 km larg qytetit. Përvec se janë të izoluar nga largësia, motër e vëlla jetojnë në një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti, të vetëm dhe në këtë kohë karantine. Anxhela Tanushi është vetëm 19 vjece dhe tregon, se nëna e saj është larguar jashtë shtetit për të punuar dhe bllokimi i kufirit e la jashtë vendit.Bashkë me vëllain e saj më të vogël, ajo jeton në një shtëpi të vjetër, që u dëmtua nga tërmeti. Megjithatë këtë fatkeqësi, asnjë ndihmë nuk u është akorduar. Shtëpinë e kanë nxjerrë të pabanueshme, por vetëm kaq. Administratori i njësisë së saj, Shirgjan, Ylli Dushku, thotë, se janë dërguar letrat e tërmetit. Por ndërkohë në fund të muajit mars ende nuk janë shpërndarë ndihmat minimale. Ylli thotë, se ndihmat do t’i shkonin të nesërmen.Ndërkohë emisioni Stop dhe fondacioni Firdeus ndihmuan Anxhelën dhe vëllain e saj me ushqimet bazë në këtë kohë karantine.

Grupi i xhirimit i Stop udhëtoi në Durrës në familjen e qytetarit Aleks Ndoja. Ai kërkon të shkojë me familjen në fshatin Vel të Mirditës, pasi vëllain e ka të sëmurë dhe prindërit shumë të moshuar.Aleksi nuk ka as automjet dhe nuk siguron dot as autorizim për lëvizje.Emisioni Stop i vuri në dispozicion një makinë dhe coi 4 pjesëtarët e familjes në fshatin Vel të Mirditës dhe familja u bashkua në këto kohë të vështira .

Në 20 dhjetor 2019 transmetuam rastin e Kujtim dhe Dorina Qosja nga Elbasani, të cilët iu drejtuan emisionit “Stop” për një problem shëndetësor. Në vitin 2011 Dorina ishte diagnostikuar me diabet të tipit 1 dhe doli në komision. Por në vitin 2016 kempi epror e nxorri pa grup dhe cifti nisi procesin gjyqësor, që zgjati 3 vjet, pas të cilit Dorina fitoi të drejtën vetëm për vitin, që komisioni e kishte nxjerrë pa grup. Për pjesën tjetër, familja u fut në borxhe, për të blerë insulina, që janë jetike për Dorinën. Gazetarja e “Stop” iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Elbasan dhe drejtuesja e degës së përfitimeve, Jonida Beqiri dhe juristja Alketa Kallajxhiu shpjeguan situatën dhe arsyet, se pse për dy vite, zonja nuk ka marrë asnjë pagesë invaliditeti. Pas transmetimit tonë Dorina doli sërish në komision dhe fitoi kempin për një vit, nga 31 janari 2020 deri në 31 dhjetor 2020.

Të Fundit