STOP-EMISIONI 158(Sezoni 6) 14 Prill 2021- Divorci/ Gruaja nxirret me depresion, per t’i marre kujdestarine e vajzes.

Një nënë e re 26 vjecare nga Tropoja, e martuar në Elbasan ka sjellë në jetë fëmijën e parë, një vajzë. Pas lindjes, ajo thotë, se është dhunuar nga bashkëshorti dhe prindërit e tij.Lidhur me këtë ngjarje, është pajisur me urdhër-mbrojtjeje një vjecare. Pas këtij momenti, i ka ardhur kërkesë- padia nga avokati i bashkëshortit, për zgjidhjen e martesës dhe kujdestarinë e vajzës. Për të përligjur kujdestarinë, ishin bashkëngjitur dy dokumente: një epikrizë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku shkruhej, se gruaja vuante nga një crregullim depresiv, si dhe një recetë nga një mjeke psikiatre, që i kishte dhënë mjekim. Gjatë kësaj kohe, nënës së re, i është bërë një kallzim nga ish-vjehrra për shitje të fëmijës, akuzë, që u provua si e pavërtetë.Denoncuesja takon mjekun gjinekolog Albert Cakoni, i cili thotë, se e ka hedhur firmën në dokumentin e epikrizës, pa e ditur, se cfarë firmoste.

Presidenti Meta ishte sërish mbrëmë në Vlorë, ngaku deklaroi, se në emër të parimeve dhe demokracisë, është gati të sakrifikojë edhe fëmijët si Adem Jashari.Pak ditë më parë nga Vlora kishte recituar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Ndërsa në mars 2019, nga Pogradeci sërish Meta kishte deklaruar, se do të vetësakrifikohej si ish presidenti i Kilit, Aljende, për të kundërshtuar instalimin e një junte ushtarake.

Pas mjekut gjinekolog, denoncuesja takon mjeken psikiatre Fatime Elezi, që ka lëshuar recetën e mjekimit për të, por mjekja pranon, se zonja nuk është paciente e saj. Gjithcka është bërë nga ish-vjehrra Alma Ibrahimi, e cila është shtirur si nëna e denoncueses.Për cështjene divorcit është caktuar një psikologe, e quajtur Najada, që haptazi mban anën e ish-burrit të denoncueses.Ne u konsultuam me psikologen Aurela Agalliu, e cila shprehet, se fakti, që vajza është 20 muajshe, e lidh direkt nevojën biologjike të fëmijës me nënën dhe institucionet nuk mund të vendosin në disfavor të nënës.

Të Fundit