Stop-EMISIONI 158(SEZONI 5) 8 Prill 2020 – Sarande/Rrahja barbare ne mes te qytetit per nje ndertim, policia mbyll syte! – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 158(SEZONI 5) 8 Prill 2020 – Sarande/Rrahja barbare ne mes te qytetit per nje ndertim, policia mbyll syte!

Kohë më parë emisioni “Stop” ka transmetuar rastin e një konflikti në Sarandë për një ndërtim. Leja e ndërtimit, e shkruar nga bashkia e Sarandës për një subjekt privat, rezulton më e madhe se objekti ekzistues. Gjithashtu mos respektimi i distancës nga objekti në objekt, ka krijuar konfliktin. Një pallat 6 katësh, që rrezikon të shembet, i bllokon dritaret dhe ballkonet, në pjesën ku ndërton Nexhip Sulejmani.Po ky konflikt duket se nuk është ndalur. Erion Prifti, palë në këtë histori, tregon për Stop, se ditën e djeshme është dhunuar nga tre persona dhe është kërcënuar me jetë nga djali i Nexhip Sulejmanit, dhëndri dhe nipi i tij.Erioni ka përfunduar në spital dhe thotë, se dhunuesit e tij as janë arrestuar dhe as ndaluar nga policia e Sarandës.Emisioni Stop ka mundur të sigurojë edhe videon, që tregon aktin e dhunimit të Erionit nga personat e identifikuar prej tij.

Mësimi online duket se është përhapur në shumë vende për shkak të pandemisë së coronavirusit.Një mësues në Argjentinë, që po zhvillonte mësimin online nga shtëpia e tij, është përballur me një situatë të sikletshme, kur gruaja e tij hyri në dhomë e zhveshur.Pas dy muajsh e gjysmë karantinë, Ëuhani, qyteti kinez, vatër e covid 19, ka fituar sot lirinë.Në Gjermani Instituti gjerman për virologjinë ka kërkuar vullnetarë me smartëhatch, që janë gati t’i venë në dispozicion të dhënat e tyre, për të ndihmuar në mospërhapjen e virusit.Një nënë ka shkruar në Stop, se jeon me një famijë tetraplegjik dhe ka nevojë për një medikament, që quhet kepra dhe që nuk e gjen në Tiranë.Një qytetar tjeër nga Vlora tregon, se po mbushte ujë në zonën e Ujit të ftohtë, brenda orarit të përcaktuar. Por ai thotë, se policia i ka bllokuar makinën dhe patentën me të cilën mban familjen prej 13 personash.

Në 14 mars Bashkia e Vorës bllokoi llogaritë bankare të 100 bizneseve, që u vjel taksat. Për pasojë, punonjësit nuk marrin dot rrogat.Një prej biznesmenëve denoncues tregon, se sa ndryshojnë kryetarët e bashkisë,atyre u rivlerësohen taksat dhe kjo ndodh që ata të mund të përfitojnë për vete. Gazetari i “Stop” kontaktoi me kryetarin e bashkisë Vorë, Hekuran Brahimaj, i cili i zënë ngushtë, më në fund e tërhoqi këtë bllokim deri në 1 maj 2020.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *