STOP- EMISIONI 158 (SEZONI 4) 10 prill 2019-Vuan nga kanceri i tiroides, ka 8 muaj që e sorollasin pa mjekim!

Hajdër Bendaj i është drejtuar emisionit për një problem shëndetësor.Ai vuan nga kanceri i tiroides dhe është trajtuar me medikamentin, Sorafenib(Nexavar) për 6 muaj nga mjekët e Qsut-së. Këtë ilac ia kanë rekomanduar mjekët në Turqi, ku dhe është operuar. Hajdëri tregon, se në Shqipëri ky medikament nuk futet tek lista e mjekimit për këtë sëmundje, por nga ana tjetër i thonë se nuk ka ilac tjetër. Një pako e medikamentit për një muaj kushton, kushton 5 milionë dhe pacienti duhet ta mrrë për një vit.Zoti Bendja ka bërë kërkesa, për ta marrë këtë ilac me rimbursim, por përgjigja nga Fondi i sigurimit të kujdesit të detyrueshëm shëndetsor është, se medikamenti në fjalë, nuk është në listën e mjekimit të kësaj sëmundjeje.Mjekja onkologe pranon, se ky është ilaci, që i duhet zotërisë, por duhet të kishte më shumë presion nga ana e Shefit të shërbimit Agron Ylli kundrejt Fondit për rimbursim.Pacientin e dërgojnë te Fondi dhe ky institucion e con sërish te shërbimi onkologjik. Doktoresha onkologe thotë, se për sëmundjen, që ka zotëria, nuk ka filluar të ketë protokoll, pro do të bëjë kërkesë urgjente. Për shkak të burokracive, që nuk kanë fund, Hajdër Bendaj ka 8 muaj, që nuk merr mjekim.

Grabitja në Rinas, ja si kontrollohen qytetarët në aeroporte.

Një ditë pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit të disa milionë eurove, kompania Austrian Airlines vendosi të mos transportojë më para nga Shqipëria.”Stop” sjell një video, ku duket, sesi kontrollohen pasagjerët në aeroporte në vende të tjera. Një qytetar futet bashkë me valixhen në pajisjen e kontrollit dhe ata që e shohin, shpërthejnë në të qeshura.Nesër do të mbahet sërish seancë plenare në Tiranë, por duket, se ajo do të jetë pa protesta, pasi opozita po përgatitet për protestën e të shtunës pasdite.

Aksidenti në punë në Gjirokastër, ekspertiza nxjerr shkeljet.

Pak ditë më parë, Veronika Muka, nga Gjirokastra, denoncoi në “Stop”vdekjen e të vëllait në punës, në kompaninë e dajës, Bashkim Graci.Ngjarja e ndodhur në shtator 2017, i shkaktoi vdekjen të riut, punonjës mirëmbajtjeje në firmë kabllore, i cili u ngjit në shtyllë të energjisë elektrike. Ndërsa kryheshin veprimet hetimore, daja kërkoi që të mos bëhej autopsia e viktimës dhe i detyroi prindërit e tij, të firmosnin, që nuk kishin asnjë pretendim.Pas emisionit “Stop” reagoi Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial, duke dalë me një ekspertizë, që fakton shkeljet.Inxhinieri dhe shefi i sektorit, Aleksandër Paci, përmend distancat, lartësinë me tokën,masat e mbikqyrjes dhe moskualifikimin e të riut, si shkaqet që cuan në incidentin fatal.Por prokuroria e Gjjirokastrës nuk e ka kërkuar këtë ekspertizë, që do t’ia verë në dispozicion emisioni “Stop”.

Të Fundit