STOP-EMISIONI 155(SEZONI 7) 7 Prill 2022-Skandali/ Permbaruesi grabit vilen 2-kateshe me mashtrime per nje borxh.

Një qytetar, i cili kërkon të mbetet anonim, denoncon përmbaruesin privat Besnik Bajraktari, të cilit ia ka paguar borxhin, sipas marrëveshjes, por ai i ka tjetërsuar dhe marrë edhe vilën dy katëshe.Historia fillon me dhënien me fajde të 50 mijë eurove, shumë që nuk u shlye në kohë dhe cështja shkoi në përmbarim. Për 50 mijë eurot u nënshkrua një marrëveshje, që të shlyhej për 10 muaj nga 5 mijë euro në muaj.Por përmbaruesi privat prishi tre muaj para marrëveshjen, duke mos njoftuar debitorin dhe në këtë mënyrë i mori dhe vilën dy katëshe, në një kohë, që 50 mijë eurot u shlyen në 10 muaj sipas dakordësisë.Klecka, që ka përdorur përmbaruesi, është, se njoftimin për prishje të marrëveshjes, e ka bërë në vendlindjen e debitorit, në Milot dhe jo në Tiranë, ku ka vilën e banimit.Me këtë manovër dhe në fshehtësi përmbaruesi ka bërë procedurën për marrjen e vilës 2 katëshe, duke e shitur me ankand abuziv për 34 mijë euro.

Sot përkujtohet 83 vjetori i pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Më pas transmetojmë disa video humoristike. Një grua e moshuar ha makarona megjithë maskën anticovid, pasi e ka mendjen te celulari. Një kamioncinë në Lezhë tërheq nga pas një supergur.

Përmbaruesi Besnik Bajraktari ka përdorur edhe një tjetër marifet për grabitjen e vilës dy katëshe në Tiranë, për një borxh të shlyer. Ai në bashkëpunim me eksperten private Albana Beqiri, nuk i është referuar cmimit të referencës, por ka nxjerrë vilën në shitje me cmim shumë herë më të ulët, sesa tregu. “Stop” u përpoq të kontaktonte zonjën Beqiri, por ajo u justifikua me sekretin profesional.Nga ana tjetër ajo telefonoi menjëherë përmbaruesin, për të negociuar, që ajo të mos bëhej pjesë e investigimit, edhe pse është në shkelje flagrante.

Të Fundit