STOP- EMISIONI 155(SEZONI 4) 05 prill 2019-Novoselë, 20 vjet martuar, por gjendja civile nuk ka bërë akt martese. – Stop
STOP

STOP- EMISIONI 155(SEZONI 4) 05 prill 2019-Novoselë, 20 vjet martuar, por gjendja civile nuk ka bërë akt martese.

Sotire Germeni dhe Petraq Marku dy të moshuar nga Novosela, kanë lidhur krushqi 20 vjet më parë, kur në korrik të vitit 2008, djali i Sotires dhe vajza e Petraqit u lidhën me martesë. Qysh atëherë, cifti është bërë me 3 fëmijë dhe jetojnë në Greqi. Por ata dhe prindërit e tyre përballen me një problem, që nuk po e zgjidhin prej 20 vjetësh.Zyra e gjendjes civile Novoselë nuk ka bërë një akt martesor dhe sot e gjithë ditën, ata rezultojnë beqarë.Nga Novosela Sotirja thotë, se e dërgojnë në Vlorë dhe nga Vlora në Novoselë.Në këto kushte cifti është në prag të ndarjes.Dy krushqit bisedojnë me punonjësen e zyrës së gjendjes civile Novoselë, Margarita Anastasi dhe ajo i thotë cifti, që duhet të shkojnë në Vlorë.Nga ana tjetër, Laura Gjondeda, specialiste e zyrës së gjendjes civile Vlorë, sqaron, se në bazë të arkivave, akti duhet të jetë në Novoselë, aty ku është bërë celebrimi.Pas gjithë kësaj katrahure të panevojshme, zonja Gjondeda shprehet, se cështja mund të zgjidhet vetëm me gjyq.

“Lumturia” e pensionistëve për shtesën e “bollshme” të pensionit.

Shumë fëmijë, sic është bërë tashmë traditë, janë filmuar nga prindërit e tyre, duke kërcyer e duke u argëtuar me siglën e baletin në nisje të programit. Renaldo u është drejtuar pensionistëve me pyetjen, se cfarë do të bëjnë me shtesën e pensionit, që qeveria miratoi në formën e indeksimit.Shumica shprehen, se shtesa është qesharake e me të nuk mund të bësh asgjë.

Bërzhitë, apeli i “Stop” e “Fundjavë ndryshe” për familjen e Fadil Hoxhës.

Emisioni “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” janë ndalur në fshatin Mihanjas të njësisë Bërzhitë, në familjen e Fadil Hoxhës.Fadili ka 3 fëmijë nga 16 në 9 vjec.E gjitha familja jeton me ndihmë ekonomike prej 5 700 lekësh të reja.Gruaja e Fadilit vuan nga epilepsia dhe nuk trajtohet me asnjë kurë.Shtëpia e familjes Hoxha është pjesërisht e shembur dhe nga momenti në moment rrezikon të shembet e tëra. Familja ka frikë te flejë brenda, kur bie shi apo fryn erë e fortë.”Stop” dhe “Fundjava” bëjnë apel për të ndihmuar këtë familje me shtëpi të re.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *