STOP-EMISIONI 154(Sezoni 6) 8 Prill 2021- Kavajë/ Drejtori i shkollës hidhet në rrugë, gjykata kërkon kthimin në punë

Bledar Teferiçi është mësues historie në profesion. Ka një eksperiencë 15- vjecare në mësimdhënie dhe drejtim arsimi. Për nëntë vjet me radhë ka drejtuar Shkollën Profesionale “26 Marsi” në Kavajë.Papritur Ministria e Finanancave, me me anë të një urdhri të datës 1.5.2018 e liroi nga detyra për mospërputhje të kritereve të pozicionit të punës.Z.Teferiçi i drejtohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Kavajës, e cila vendosi, që Ministria t’i paguajë 12 muaj pagë për shkak të prishjes së kontratës në mënyrë të pajustifikuar,2 muaj pagë për mosrespektim të procedurës se zgjidhjes së kontratës dhe 4 muaj pagë për vjetërsi në punë. Gjithsej 18 muaj pagesë.Po kështu, gjykata kërkoi kthimin e Bledar Tefericit në vendin e punës ose në një pozicion paralel.Gjykata e Apelit Durrës la në fuqi të njejtin vendim.Por Teferici sot, që flasim, është i papunë dhe i padëmshpërblyer.Iu drejtuam me kërkesë për informacion Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësive, që tashmë ka në kompetencë emërimet e drejtuesve e punonjësve në shkollat profesionale dhe AKPA shprehet, se nuk ka vende vakante për drejtues shkolle. Por “Stop” ka mësuar, se drejtuesja e shkollës “26 Marsi” është e komanduar.

Pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi, se nëse shqiptarët nuk do të punojnë, atëherë vendet e punës do të zihen nga shtetas nga Bangladeshi. Një nga memet e fundit, që po qarkullon, është ajo e bangladeshasve, që po punojnë kontrollorë ajrorë në aeroportin e Rinasit, duke zgjidhur kështu krizën e krijuar nga greva e këtyre të fundit.

Për problemin e zotit Bledar Teferici, pas interesimit të “Stop”, vihen në lëvizje Ministria e Financave dhe AKPA.Luneda Lamaj, e ngarkuar me marrëdhëniet publike në AKPA, thotë, se është marrë në analizë rasti dhe është dërguar pranë Ministrisë së Financave, me propozimin për rikthimin në punë të z.Teferiçi.Nga ana tjetër,zyrtarja e Ministrisë së Financave thotë, se zoti Teferici mund të emërohet pas zgjedhjeve, pasi një vendim i KQZ-së, nuk lejon emërime dhe shkarkime në prag të zgjedhjeve.Nga ana tjetër, Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ-së, shprehet, se në rastet kur ka vendim gjykate, lejohet punësimi gjatë fushatës.

Të Fundit