STOP – EMISIONI 154 (SEZONI 2)

Humor në “Cadrën e lirisë”, por sa mjerim në spitale…
Gjatë një takimi të kreut të opozitës me të rinjtë në “cadrën e lirisë” një student i drejtësisë nuk mundi do të përfundonte fjalinë dhe nisi të qeshë me të madhe. Një qytetar con në “Stop” një video të rradhës në spital, për të bërë një ekografi. Qytetarja tjetër Elsa Ruli denoncon mungesën e ilaceve në spital. Ajo thotë, se është detyruar të blejë vetë barnat e kushtueshme në kuadër të “shëndetësisë falas”.

Skandali, infermierë në Fier pa licensë e me dokumenta të falsifikuara.
Studentët e mjekësisë dhe mësuesisë duhet t’i nënshtrohen provimit të shtetit, që të mund të marrin licencën e të ushtrojnë profesionin e tyre.Por dy infermierë në Fier, Gjergji Nazo dhe Eraldo Mekolli, nuk e kanë kaluar provimin e shtetit dhe janë në punë. Drejtori i Urdhrit të Infermierëve Sabri Skënderi, thotë, se ka lëshuar leje provizore 1-vjecare. Por në Qendrën Shëndetësore numër 3 në Fier, ku punojnë Nazo dhe Mekolli, ata kanë dorëzuar leje definitive 5 vjecare.”Stop” mësoi, se lejet e tyre janë të falsifikuara dhe prokuroria e Fierit, ka nisur hetimet për këtë cështje.

Gazetarët e emisionit “STOP” iu drejtuan Agjencisë Kombëtare të Provimeve, ku studentët e Mjekësisë dhe Mësuesisë i nënshtrohen provimit të shtetit. Drejtoresha e AKP, Rezana Vrapi tregon se personat të cilët nuk janë të pajisur me licensë nuk kanë të drejtën e ushtrimit të profesionit.

“Nëse studentët rezultojnë me më pak se 50 pikë nuk mund të pajisen me licensë, pasi totali i pikëve të provimit është 100”.

Drejtori i Urdhërit të Infermierit, Sabri Skënderi thotë se Gjergji Nazo dhe Eraldo Mekolli janë të pajisur me një leje provizore 1-vjeçare për të ushtruar profesionin e infermierit.

“Gjergji Nazo dhe Eraldo Mekolli i janë nënshtruar 2 herë provimit dhe janë rrëzuar”.

Ndërkohë, Gjergji Nazo dhe Eraldo Mekolli punojnë në Qendrën Shëndetësore Nr.3 në Fier.

Drejtoresha – “Unë në dosje kam pasur lejen 5-vjeçare të Gjergjit. Kështu që, nëse ju nuk besoni në këtë fjalë, mund të shkoni tek Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe të kërkoni atje një kopje ose të verifikoni licensën e personit, lejen 5-vjeçare. Për këtë të siguroj”.

Drejtoresha – “Ja, kjo është, kanë ardhur, që unë e kam protokolluar shkresën në datën 8 Shtator 2016, kanë lënë procesverbalin për sekuestrimin e sendeve nga oficeri i policisë, filani. Shkrimi pak jo i qartë dhe nuk e lexoj dot për momentin. Kështu që kanë ardhur me vendimin e prokurorit. Sendet e gjetura vlerësohen si prova materiale ose sende të lidhura në një vepër dhe janë këto”.

Gazetari – Po Eraldo e ka 5 – vjeçare lejen e ushtrimit të profesionit?

Drejtoresha – Po! 5-vjeçare.

Gazetari – Edhe Eraldo?

Drejtoresha – Po! Ta tregova.

Gazetari – Ouu…

Drejtoresha – Po vë në dyshim fjalën apo…?

Gazetari – Jo! S’po vej në dyshim, se unë isha tek Urdhëri i Infermierit dhe atje e kanë 1 – vjeçare, provizore.

Drejtoresha – Nuk e di unë, këtu e kanë ja…, ja….

Gazetari – 5 – vjeçare.

Drejtoresha – Është 5 – vjeçare, nuk është provizore.

Problemi rezulton shumë herë më i madh nga çfarë ishte konstatuar në fillim. Dy infermierët kanë falsifikuar lejen e ushtrimit të profesionit. Madje, Prokuroria e Fierit ka nisur një procedim penal për Gjergji Nazon.

Shefi i Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Fier thotë se fenomeni i falsifikimit të Urdhërit të Infermierit është shumë më i madh. Shumë infermierë ushtrojnë profesionin më leje të falsifikuar dhe pa marrë provimin e shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

“Ka disa emra në të gjithë rrethin e Fierit në Qendrat Shëndetësore me probleme të tilla dhe Prokuroria i ka sekuestruar dhe këto dy dosje edhe nëpër qendra të tjera”.

Gazetarët e emisionit “STOP” shkuan pranë Prokurorisë së qytetit të Fierit dhe kërkuan që të dalin në një vendim sa më të shpejtë, pasi këta infermierë kanë kontakt të përditshëm me pacientë të ndryshëm, të cilëve mund edhe t’ua rëndojnë shëndetin nga paaftësia e tyre për të ushtruar këtë profesion.

Vlorë, sanitarja aksidentohet në shkollën private, nuk i japin dëmshpërblimin.

Kozeta Lelaj nga Vlora, prej 4 vjetësh ka punuar si sanitare në shkollën jo publike “Drita e Dijes” në këtë qytet. Më 29 Shtator 2011 pëson një aksident në punë dhe përfundon në spital.

Pasi e mori veten, e çoi në gjyq çështjen për dëmshpërblimin e pasojës së aksidentit dhe vendimi ishte që punëdhënësi detyrohet ta dëmshpërblejë me 8 milionë lekë të vjetra.

Por paratë nuk u dhanë kurrë.

Administratorja e shkollës shprehet se vendimi do të ekzekutohet, ndërsa bashkëshorti i saj thotë se ka pritoritete të tjera…

“Në vitin 2007 fillova punë tek shkolla jopublike “Drita e Dijes” dhe pas 4 vitesh, më 29 Shtator 2011, kur po ndërtohej shkolla e re pësova aksident, duke larë xhamat e fasadës së shkollës, bie. Nuk mbaj mend asnjë gjë. Më kanë çuar në spital. Pas 4 ditësh dal nga spitali në gjendje të rëndë. U detyrova të vija në Tiranë, tek motra ime. Ajo u shkëput nga puna rreth 3 muaj. U bëra më mirë, erdha në Vlorë dhe u detyrova i hodha në gjyq. Edhe krim të kisha bërë do të ishte mbyllur kjo çështje. Pas 5 vjetësh e fitova, i kisha të gjitha, isha aksidentuar në punë”.

Gazetarja – Sot e kësaj dite, i ke marrë ato lekë?

“Absolutisht asnjë gjë! Nuk e meritoja, kam punuar me djersën e ballit! E kam kërkuar atë punë, por jo të më flakin ashtu, kur në fund isha një zero. Kam lënë kockat, kam punuar orar pa orar, ditë-natë, vetëm me një ditë të diele pushim”. 

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, shkolla “Drita e Dijes” detyrohet të dëmshpërblejë Kozeta Lelajn me vlerën prej 8 milion lekëve të vjetra, por ky dëmshpërblim ende nuk ka ndodhur edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi.

Administratorja – Do ta ekzekutojmë në momentin kur të kemi gjendje financiare, do ta ekzekutojmë, pa merak.

Gazetarja – Më 29 Janar 2016 vendimi ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit dhe nuk është ekzekutuar?

Administratorja – Do ekzekutohet që në momentin që do të kemi një të ardhur financiare. Unë afat nuk të lë dot ty. Ne do ta ekzekutojmë këtë lloj vendimi që është marrë.

Gazetarja – Kur do ta ekzekutoni, se ka kaluar një vit e gjysëm?

Administratorja – Do ta ekzekutojmë ne në momentin që kemi, se kishim llogari bankare për të kryer, do mbarojmë me ato dhe do të ekzekutohet.

Gazetarja – Sa mund të zgjasi, se mund të zgjasi 5 vjet?

Administratorja – Po mbase dhe nuk do të zgjasi. Unë nuk mund të të them një moment të caktuar, në një kohë të caktuar. Do ta ekzekutojmë.

Arjan Xhaferllari (bashkëshorti i administratores) – “Për vendimin e gjykatës, jam për ta ekzekutuar, por kam disa prioritete. Prioriteti i parë është të likujdoj mësuesit, do likujdoj kredinë, se kam marrë kredi, se kam bërë investim të ri, edhe çfarë do më ngelet pastaj do t’i jap përparësi asaj për ta zgjidhur”.

Gazetarja – Çështja është se kur?

Arjan Xhaferllari – “Kaq kisha për të thënë. Komente të tjera nuk bëj”.

Të Fundit