STOP-EMISIONI 153(Sezoni 6) 7 Prill 2021-Mashtrimi/ E reja paguan 350 euro për punë në ATP, por humb punën e paratë.

Jemi në Tiranë me një vajzë të re, e cila ka përfunduar studimet për drejtësi, por ka rënë viktimë e një skeme mashtrimi nga Arsid Hametaj dhe Kristina Maneshi. Vajzës i është premtuar fillimisht punë në një OJF, Onlab, për të cilën ka dërguar 100 euro në emër të Elion Tafili. Pasi kjo punë nuk u bë, Arsid Hametaj i propozon një punë si specialiste në ATP , por duhet të shtonte edhe 250 euro. Këto para iu dorëzuan shtetases Kristina Maneshit, që pretendonte, se punonte te burimet njerëzore të këtij institucioni.Arsid Hametaj komunikon me mesazhe për të dërguar dokumentacionin pranë Ministrisë së Drejtesisë, por merr shpjegimin, se procedura nuk bëhet me postë, por përmes DAP-it për punësim. Ndërsa Kristina Maneshi punon në Shërbimin e Provës.Pas shumë peripecive, vajza e re nuk u punësua kurrë dhe as mori mbrapsht 350 eurot.Vetë denoncuesja u interesua pranë ATP-së, ku i thanë, se personi Arsid Hametaj prej kohësh nuk është më pjesë e këtij institucioni.

Presidenti turk, Erdogan ka pritur në Ankara Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Por dy burrat janë ulur, duke lënë në këmbë zonjën, pasi në dhomë kishte vetëm dy karrike.Sot përkujtohet dita e pushtimit të Shqipërisë nga Italia.Një fëmijë ka gjetur në topin në formë harte flamurin shqiptar.

Ndodhemi në Kashar Kodër për një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti i shtatorit të vitit 2019. Në këtë shtëpi jetonin tre familje. Tashmë ajo është e re, por familja e Lahe Aluku ka mbetur jashtë. Pasi u shemb shtëpia, vjehrri i saj bëri gjithë dokumentacionin dhe u bë një marreveshje mes një firme private dhe bashkisë, që shtëpia të bëhej e re. Zonja Lahe ka shkuar të kërkojë të drejtën saj, por nuk gjendet një ekspertizë e thelluar.Tashmë është në mes të katër rrugëve, pa zgjidhje.Meqë në marrëveshjen mes Bashkisë dhe firmës thuhet, se është në dispozicion një akt-konstatim, ne pyesim në Njësinë Administrative të Kasharit.Aty na thuhet, se para tërmetit të nëntorit, ishin vetëm akt-konstatimet, që bëheshin nga emergjencat civile, ku janë shënuar vetëm dy familje, pasi ato janë në një certifikatë.

Të Fundit