STOP-EMISIONI 14(Sezoni 8) 22 Shtator 2022-Mashtrimi, i zhvasin qytetarit 13 milione leke per projektin blektoral.

Denoncimi i rradhës na con në Cërrik. Qemal Shabani zotëronte 50 kokë dhi dhe shiste produktet e bulmetit tek një person i quajtur Sula. Ky i fundit e njeh me 3 persona nga Tirana, të cilët pretenduan të investonin në tokën e tij me një kompleks blegtoral.Qemali thotë, se Arben Mera dhe Adem Zalla i morën 13 milionë lekë, për të fituar një projekt, pasi njihnin zyrtarë të Ministrisë.Në projektet, që zotëron Qemali, thjesht është shkruar sikur ato janë miratuar nga Bashkia dhe kanë foto të ndryshme. Qemali tregon, se partnerët e tiij në biznes në fillim vinin shpesh, por më pas jo më. Ata premtonin ta realizonin projektin, i cili edhe pas 6 vitesh, nuk u finalizua kurrë. Në momentin, që Qemali kërkoi lekët mbrapsht, ata i thanë, se paratë kishin shkuar për projektet. Qemali thotë se Arben Mera, i cili do të bënte projektet, pretendonte, se ishte punonjes I Azhbr, por ne u interesuam dhe Mera nuk figuronte aty.

Në rrjet po qarkullon një video e një vajze ukrainase, të cilës i ka bërë përshtypje, sesi e mbyllin shqiptarët telefonin.Ajo ka treguar, se të mbyllësh telefonin në Shqipëri, është një mision i vështirë, pasi bashkëbiseduesit vazhdojnë të flasin pa pushim.

Personat e përfshirë në mashtrimin e qytetarit Qemal Shabani, të cilit iu premtua investim për një kompleks blektoral, Arben Mera dhe Adem Zalla, ia pasojnë topin njëri tjetrit për fajin dhe marrjen e parave.Adem Zalla pranon, se Qemali është mashtruar dhe paratë i ka përfituar Arben Mera.Ky i fundit është pjesë e auditit në Ministrinë e Bujqësisë dhe në një takim, që realizuam me të, ai pranon, se ka marrë lekë për projektet dhe asgjë më tepër. Në fund u zhvillua dhe takimi me Sulën, i cili pohon, se të gjithë e kanë mashtruar Qemalin, edhe pse vetë ai, i njihte si burra të mirë.

Të Fundit