STOP – EMISIONI 149 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 149 (SEZONI 2)

E pazakontë në Durrës, mësuesja lë mësimin e punon avokate…?!
Liljana Tanko Paluca nga Durrësi pranon për emisionin “Stop”, se prej disa vitesh punon edhe si mësuese edhe si avokate. Ajot htoë, se të paktën 10 herë është detyrar të zëvendësojë orët për shkak të cështjeve, që duhet të mbronte në gjykatë.Kur gazetarja e programit interesohet për këtë cështje në Drejtorinë Arsimore të Durrësit, Liljana “papritur” kishte dorëzuar dorëheqjen…

Denoncimi, banka e akuzon për eurot fallso 5 ditë pas depozitimit.
Ylli Done është një qytetar nga Tepelena, që denoncon problemin e tij të pazakontë me një bankë të nivelit të dytë. 5 ditë pasi kishte depozituar në llogari një shumë prej 7 mijë eurosh e telefonojnë nga banka dhe i thonë, se eurot ishin fallso. Rasti shkon në prokurorinë e rrethit dhe Ylli arrestohet e bën 103 ditë paraburgim. Në gjykimin e shkallës së parë dhe atë të Apelit në Gjirokastër Ylli Done del i pafajshëm.Ndërsa në Gjykatën Administrative gjendet fajtor. Tashmë i ka mbetur vetëm denoncimi publik në Stop, për të zgjidhur problemin e tij…

Rasti i rrallë, akuzohet për vjedhje nga shenjat e gishtave, kur ishte në qeli.
Laureta Muja denoncon në emisionin “STOP” akuzën, sipas saj të padrejtë, që i është bërë të vëllait Aurel Mujo. Për një konflikt banal Aureli mbahet në burgim. Por nuk është kjo drama e tij e vetme. Ndërsa ishte në qeli bashkë me kushëririn Xhevahir Gërmizin, ky i fundit akuzohet për një vjedhje në bashkëpunim. Dhe ajo që u quajt provë, ishin shenjat e gishtave, pikërisht kur ai vuante dënimin dhe ishte i izoluar.

Iu drejtova emisionit “STOP” për një padrejtësi që i është bërë vëllait tim, të cilin e akuzojnë për vjedhje në bashkëpunim me djalin e hallës. 

Cila është gjeneza e kësaj historie? 

Kjo histori fillon më datën 3 janar 2015, ku vëllai im Aurel Muja bashkë me djalin e hallës dalin për të festuar në një lokal tek “Rruga e Elbasanit”, e teprojnë pak me alkoolin dhe rrugës konflikton me një picajol. Më pas policia i merr dhe i arreston dhe më datën 6 janar 2015 merr gjykata vendimin, ku djalin e hallës e dënon me 6 vite burg ndërsa vëllain tim me 5 vite burg. Ai kryen një vit burg dhe del me “liri me kusht” me akuzën “vjedhje në bashkëpunim me dhunë”.  Në datën 16 dhjetor dhe 21 dhjetor të vitit 2016 kanë ndodhur 2 vjedhje në Tiranë, ku policia arreston vëllain tim për “vjedhje në bashkëpunim” bashkë me djalin e hallës tim. Ai ndodhet në burg nga data 6 janar 2015 dhe akoma vazhdon në burg. Si ka mundësi që gjurmët edhe të vëllait tim edhe të Xhevar Gërmizit janë gjetur në vendngjarje? 

Prokuroria më ka thënë që gjurmët janë të sakta dhe më 24 shkurt të 2017 me urdhër të Prokurorisë vëllai im arrestohet dhe më datën 15 mars 2017 Aurel Muja del në gjyq dhe gjykata vendos masën e arrestit siç e ka vendosur Prokuroria dhe e lë në burg pa afat.

Si Laureta ashtu edhe avokati Naim Gjuta ngrenë pyetjen, sesi mund të konsiderohet një provë e tillë në këto kushte tragji-komike.

Në datën 21. 02. 2017 Prokuroria e rrethit i dërgon kërkesë gjykatës për vendosjen e masës së sigurimit në mungesë të të dy të arrestuarve, ku nuk mund të shpjegohet shkencërisht apo logjikisht. Janë gjetur shenjat e gishtërinjve, ndërkohë që ai është në paraburgim. Nga informacionet që kam marrë ky person nuk ka lëvizur fare nga paraburgimi, pra ai nuk ka marrë asnjë leje nga institucionet përkatëse për të dalë nga burgu. Është e pamundur që një person të ndodhet njëkohësisht në dy vende.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *