STOP – EMISIONI 144 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 144 (SEZONI 2)

Rama si ariu Silva në ditën e Sulltan Novruzit.
Në kryegjyshatën botërore të bektashinjve dhe në të gjithë vendin, u festua sot Sulltan Novruzi. Kryeministri Rama, në këtë ditë, ishte për vizitë në shtëpinë e të ndjerit Baba Reshat Bardhi. Duke bërë humor me fëmijët e shtëpisë, Rama tha, se është bërë si ariu Silva, duke takuar të mitur kudo nëpër Shqipëri. Më pas kreu i nismës “Fundjava Ndryshe”, Arbër Hajdari, tregon projektet e fundit të bamirësisë, shumë prej të cilave, janë raste të ngritura në emisionin “Stop”.

(Pa) siguria ushqimore, që po na vret cdo ditë!
Kamera e emisionit “STOP” ka filmuar, sesi shiten produktet e importit, jashtë çdo kushti sigurie. Në bazë të ligjit çdo produkt që vjen nga jashtë, duhet të ketë një etiketë në gjuhën shqipe, ku të shkruhen, që nga karakteristikat, kushtet e ruajtjes, afatet dhe përbërja. Por në shumë raste, një gjë e tillë nuk ndodh.

Stop – Më fal të të bëj një pyetje?
Shitësja – Po!
Stop – çfarë prodhimi është kjo se nuk është në shqip dhe i ka kaluar edhe kjo data e skadencës? 
Shitësja – Një sekondë! O Vezir, shikoje pak këtë! 
Menaxheri – Skadon nesër. 
Shitësja – Nesër? 
Menaxheri – Po! 
Shitësja – Skadon nesër… 
Stop – çfarë produkti është se nuk ka në shqip prandaj? 
Menaxheri – Italian, vjen nga Italia… 
Stop – Më fal çfarë biskotash janë këto? Se i dua dietikë, por se di se nuk janë në shqip? 
Shitësja – Janë me limon këto. Biskota me limon. 
Stop – Se ka këtë etiketën dhe s’po e kuptoj! E ka të shkruar kjo në shqip?
Shitësja – Jo! 
Stop – Ma jep ta shikoj pak çfarë gjuhe është? Anglisht… çfarë malli është ky? Në shqip nuk është kjo?
Shitësja – Se di unë! Por e ke në italisht…

Një sipërmarrëse shqiptare e një fabrike biskotash denoncon në emisionin “STOP”  hyrjen pa doganë e në mënyrë ilegale të produkteve të importit, duke theksuar se jo vetëm po prishin konkurencën, por edhe janë rrezik për shëndetin dhe i kushtojnë shtetit rreth 20 milionë euro.

Ju jeni sipërmarrëse dhe keni një fabrikë që prodhoni biskota dhe produkte të tjera. Kush është shqetësimi juaj?
Kalimi kontrabandë i produkteve që po ndodh në Shqipëri. Janë dy momente, e para është që të gjitha biskotat që vijnë nga importi nuk i zhdoganojnë, vijnë kontrabandë dhe i shpërndajnë nëpër markete. I shitet qytetarëve pa e ditur se çfarë produkti merr. Një nga produktet që sot është në treg është ky lloj produkti (biskota). Ky nuk ka as etiketë, kush e sjell këtu, numër telefoni apo përbërësit kalorik, që qytetari ta lexojë. Kur nuk ka etiketën mbrapa, ky produkt vjen kontrabandë. Kjo biskotë këtu shitet 180 lekë, ndërkohë në Itali shitet 5 euro.

Më tregove që ka edhe produkte të tjera që e kanë një etiketë apo jo?
Po, kemi edhe produkte të tjera që mendohet sipas tyre, që gjoja është futur nga Italia. Po ta shikoni kjo ka një etiketë nga mbrapa, por për mendimin tim ky produkt është futur kontrabandë, pasi kjo nuk ka adresën e firmës që e ka futur në vendin tonë dhe numrin e telefonit. Prodhuesit analogë që ne kemi kanë filluar të prodhojnë produktin e tyre me etiketa të ndryshme të shkruara italisht, arabisht, turqisht etj. Ky produkt nuk dihet nga është futur, pasi nëse firma që ndodhet në Itali e merr vesh që ka një produkt me të njëjtin emër, e gjobit shtetin shqiptar. Të gjitha etiketat duhet të jenë shqip dhe kjo do të thotë që, ne që jemi të rregullt dhe vendosim etiketën në shqip, po shkojmë drejt falimentimit. Por edhe shteti ka humbje ku shkon në vlerën e 20.000.000 eurove nga kjo kontrabandë e importit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është autoriteti, që duhet të kontrollojë  çfarë ushqimesh hyjnë në vend, por në një denoncim që “STOP” bëri para një supermarketi, asnjë nga inspektorët e AKU-së nuk mbërriti për verifikim. 

Konflikti për “trekëndëshin e Bermudës” në Elbasan.
Në vitin 2016 Bashkia e Elbasanit shtroi rrugën “25 nëntori”, duke lënë si tokë-djerrë të pashtruar vetëm një trekëndësh të vogël.Ferit Allaj, që ka një biznes aty pranë thotë, se u interesua për këtë, por mori si përgjigje, se “trekëndëshi” në fjalë, ishte pronë private.Në Agjensinë e Kthimit të Pronave dhe zyrën e Hipotekës, kjo tokë rezulton pronë shtetërore.Përgjegjësi i informacionit në Bashkisë e Elbasanit Besim Dybeli thotë, se toka do të shtrohet brenda datës 20 mars, sapo të zgjidhen cështjet e pronësisë. Por edhe në këtë datë, asgjë nuk ka ndryshuar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *