STOP-EMISIONI 143(SEZONI 7) 22 Mars 2022-Kamera e fshehte/Prostitucioni ne SPA: 100 euro per seks full ekstra. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 143(SEZONI 7) 22 Mars 2022-Kamera e fshehte/Prostitucioni ne SPA: 100 euro per seks full ekstra.

Në Tiranë ka gëluar biznesi i masazheve, por shumë prej salloneve SPA ofrojnë edhe shërbime seksuale, ndonëse prostitucioni është me ligj i ndaluar në Shqipëri. Në një qendër të tillë, të quajtur Smart Spa, pranë zonës së 9-katësheve, vajzat, ofrojnë marrdhënie seksuale kundrejt shumave të parave. Aty mund të zgjedhësh vajzën që do, dhe më pas të konsumosh raport intim. Për gjithë “shërbimin full ekstra”, vajzat thonë, se duhet paguar 100 euro.Atop thtonë, se shpesh u vijnë klientë në mes të natës dhe të pirë, por nuk i kthejnë dot mbrapsht, pasi menaxherët i kontrollojnë në kamera.Vec aktivitetit seksual të kundraligjshëm, këto qendra janë kthyer në shqetësim edhe për banorët e pallatit, ku zhvillohet prostitucioni i kamufluar.Për këtë ka dijeni edhe inspektori i zonës, i cili thotë, se e ka nën kontroll “bazën” e prostitucionit.

Sot është dita e Sulltan Novruzit, një festë e rëndësishme për besimtarët bektashinj.Në ishim pranë kryegjyshatës botërore të bektashinjve dhe i pyetëm qytetarët për kuptimin e kësaj feste.Byreku me lek është ndër simbolet e festës dhe kujt i bie leku, do të jetë me fat për vitin në vazhdim.

Në datën 4 mars transmetuam një problematikë në lagjen Clirimi në Elbasan. Disa banorë të një pallati thanë, se prej gati 8 vitesh në katin e parë banonte një person me prapambetje mendore, i cili mblidhte mbeturina dhe kishte probleme me higjenën. Vec kësaj ai mbante edhe nje qen që shqetësonte banorët. Ata treguan, se kishin bërë ankesa në bashki e në polici, por askush nuk kishte zgjidhur problemin. Ne komunikuam me drejtuesin e Kujdesit Social në Bashki, Shefki Lika, i cili e hoqi përgjegjësinë nga vetja.Por pas vënies në dijeni nga emisioni Stop, u ngrit një grup pune nga Shërbimi Social, Inspektoriati i Mjedisit dhe Policia për të verifikuar situatën e personit, për të cilin u ankuan komshinjtë.Pas inspektimit të bërë nga Bashkia e Elbasanit, u mësua se personi në fjalë kishte ndërruar jetë nuk dihet prej sa kohësh.Avokati Arben LLangozi shpjegon për “Stop” penalitetet, që rëndojnë nga ana ligjore. Ai shpjegon, se cdo familjar mund të bëjë kallzim për një fatkeqsi, dhe në këtë rast drejtuesit përballen me ligjin për pasojat, pasi nuk morën masa për të shmangur tragjedinë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *