Stop -EMISIONI 140 (SEZONI 5) 13 mars 2020-Korce/ 115 vjec, por e deklarojne te vdekur, Stop “kthen ne jete” Xhemilen. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 140 (SEZONI 5) 13 mars 2020-Korce/ 115 vjec, por e deklarojne te vdekur, Stop “kthen ne jete” Xhemilen.

Xhemile Spahillari nga Korca është 115 vjec, por nuk ka marrë kurrë pension. Ajo ka punuar vetëm 3 vjet në kooperativë e pasiguruar dhe sipas ligjit, duhet të përfitojë pension social. Por gjendja civile e ka shpallur të vdekur dhe e ka hequr nga sistemi. Kompania “Aleat” nuk e pajis zonjën Xhemile me kartë identiteti, pasi nuk ka një ligj për t’i vajtur në shtëpi, edhe pse ajo është e pamundur fizikisht. Në zyrat e ISSH Korcë na thonë, që duhet dorëzuar një dosje me dokumenta, si karta e identitetit, vërtetim nëse ka pronë, tokë bujqësore etj. Adelina Demko, Përgjegjëse në ISSH Korcë, shprehet, se nëse i dorëzon këto dokumenta, atëhera zonjës së moshuar i takon një shumë prej 77 mijë lekë pension social. Në arkivin e Gjendjes Civile arrijmë të pajisemi me certifikatën e trungut, ku zonja figuron.Më pas në zyrën e Gjendjes Civile, na premtojnë rifutjen e saj në sistem, pasi ishte shpallur e vdekur.Ndërsa në zyrën e Aleatit Korcë nuk japin zgjidhje, pasi shërbimin në shtëpi nuk e ofrojnë për kartë identiteti, por vetëm për pasaportën e shpejtë, që kushton 180 mijë lekë të vjetra.

Sot është e premte dhe data shënon 13 mars. Për supersticiozët quhet ditë ters. Por emisioni “Stop” ka vendosur ta sfidojë këtë supersticion, duke ofruar emision me humor e optimizëm.Shumë fëmijë janë filmuar nga prindërit, ndërsa kërcejnë e argëtohen me fllonxat tona dhe nisjen e programit. Ata përpiqen të imitojnë vajzat, duke u bërë në këtë mënyrë kandidatët më të denjë,që do të zëvendësojnë të ardhmen fllonxat tona.

Në 28 shkurt transmetuam rastin e Jonidës, banore në Larushk të Fushë-Krujës. Ajo është shtatzënë në muajin e 8-të, por prej tëmetit të 26 nëntorit 2019 jeton në cadër.Pas transmetimit të rastit një djalë nga Fieri ka menduar të dhurojë një shumë prej 50 mijë lekësh të reja, për dy muaj qira apo për shpenzime, që ajo ka nevojë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *