STOP-EMISIONI 13(SEZONI 6) 23 Shtator 2020-Shqiperia digjitale/ Mbijnë zyra private që shesin aplikimet e dokumentet! – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 13(SEZONI 6) 23 Shtator 2020-Shqiperia digjitale/ Mbijnë zyra private që shesin aplikimet e dokumentet!

Kryeministri Rama ishte dje në Durrës, ku foli dhe testoi shërbimet online nga e-albania. Rama tha, se me ofrimin e dokumentave online shteti vjen në xhepin e qytetarëve dhe dora e nëpunësit.”Stop” përmes kameras së fshehtë sjell të dokumentuar një fenomen të ri. Për shkak të pamundësisë për të përdorur sistemin online, shumë qytetarë paguajnë zyra private, që kanë mbirë si kioska, të cilat kundrejt pagesës të bëjnë gati aplikimet apo dokumentet e nevojshme.Në kemi vëzhguar këtë fenomen në Sarandë, Tiranë e Fier, kur shërbimet në privat ofrohen për shuma, që shkojnë nga 1 mijë lekë e deri në 30 mijë lekë për aplikim.

Në mediat e huaja dhe rrjetet sociale po qarkullon një video, ku shfaqet presidenti i Guineas, duke goditur fizikisht një prej ministrave, për shkak të vjedhjes së fondeve të coronavirusit.Ish-drejtoresha e përgjithshme e tatimeve, Brisida Shehaj ka deklaruar, se është bashkuar me LSI-në dhe mund të jetë kandidate për deputete e kësaj force politike.Shehaj tha, se LSI punon për socialistët, ndërsa në PS rilindasit duan të hanë socialistët.

Stavri Himollari, 62 vjec, është një banor i Cërrikut. Prej vitesh jetoi në Greqi, derisa një aksident në rrugë, i shkaktoi probleme të shumta fizike. Nga shteti grek mori trajtimin e duhur dhe u klasifikua si invalid i përhershëm. Prej mëse 1 viti Stavri u rikthye në Shqipëri dhe u interesua për t’u trajtuar me pagesë invaliditeti. Për për shkak se nuk plotësonte vitet e duhura të punës të siguruara, u përjashtua nga ky përfitim dhe kaloi për trajtim në Shërbimin Social Shtetëror.Ai thotë, se dosja është depozituar në këtë drejtori në Elbasan, por prej 4 muajsh nuk ka asnjë zgjidhje dhe nuk po mundet të përballojë jetesën.Ne iu drejtuam Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Elbasan për dosjen e qytetarit. Drejtoresha thotë, se për shkak të një urdhri nga lart, janë pezulluar shqyrtimet e dosjeve për të gjithë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *