STOP- EMISIONI 139 (SEZONI 4) 14 mars 2019-Në rrugë prej ditësh, “Stop” kthen në punë punonjësit e fabrikës së këpucëve.

Punonjësit e fabrikës së këpucëve “Endi shpk” në Shkozet të Durrësit, ankohen në “Stop” se prej ditësh nuk kanë punë, e për pasojë as pagën modeste nuk e marrin të plotë.Përvec kësaj, ata kërkojnë edhe kushte më të mira pune, maska mbrojtëse, doreza dhe aspirim të ambienteve.Gazetarja e “Stop” komunikon me përgjegjësin ekonomik Alfred Hamzallari, i cili tha, se punonjësit kërkojnë rritje page dhe jo punë. Pas këmbënguljes së gazetares u bë dhe ballafaqimi i dy palëve dhe Hamzallari pranoi kthimin e punonjësve në punë me kontratën ekzistuese.

Dita e veres, feste ne Elbasan, kryeqytetin e 14 marsit!

Dita e verës është festuar sot në Elbasan. Gazetarja e emisionit ‘Stop” ishte në kryeqytetin e kësaj feste, ngaku solli detajet më pikante. Vec kësaj, grupi i xhirimit të “Stop” organizoi edhe miss ballokumin, për atë që hëngri më shpejt ëmbëlsirën tradicionale të kësaj dite.

Pallati i Kulturës Kamëz, fizioterapistja punon në bibliotekë?!

Pallati i Kulturës në Kamëz është inauguruar në vitin 2013, por funksionoi deri në vitin 2015. Në janar të vitit 2016 specialistët u zëvendësuan me punonjës të pakualifikuar. Sot biblioteka pothuaj nuk hapet, ndërsa jashtë pallatit të kulturës të moshuarit luajnë domino, ndërsa artistë amatorë u bien veglave. Drejtori Baftjar Qera, pranon se punonjësja e bibliotekës është fizioterapiste dhe ai ka 4 punonjës në të gjithë institucionin.

Të Fundit