STOP- EMISIONI 137 (SEZONI 4) 12 mars 2019-Aksidentohet në punë, “Margariti” zhduk paratë e shmang dëmshpërblimin. – Stop
STOP

STOP- EMISIONI 137 (SEZONI 4) 12 mars 2019-Aksidentohet në punë, “Margariti” zhduk paratë e shmang dëmshpërblimin.

Mehdi Kollçinaku ka punuar në një firmë inertesh në Gjirokastër, “Margariti shpk”. Në 2 nëntor 2007, Mehdiu është aksidentuar në vendin e punës dhe ka prerë krahun. Me pronarin nuk e gjeti gjuhën, ndaj iu drejtua gjykatës, e cila i njohu të drejtën e dëmshpërblimit në shumën 52 milionë lekë të vjetra.Ledia Kollcinaku, e bija e Mehdiut, ka ndjekut gjithë procedurën dhe tregon, se përse nuk arrin i ati të marrë paratë, që i ka njohur gjykata.Pas 3 vendimeve në 3 shkallët e gjyqësorit, Ledia mësoi, se një kreditor i hershëm kishte ekzekutuar një vendim të tjetër, duke e lënë gjendjen e kompanisë në zero.Më pas kompania kaloi në gjendje pasive, për të shmangur detyrimin.Ledia shpjegon më tej, se një deklaratë noteriale e bërë në zyrën e noterit Bujar Xhaxho, 27 ditë pasi kompania humbi gjyqin,i njohu borxhin 100 milionësh Dhimitraq Gjika, që vetë presidenti i firmës, Thanas Margariti, nuk e kishte njohur, kur ishte gjallë.

Dite dimri apo vere? PD perjashton Rudina Hajdarin!

Festimet e ditës së verës u shtynë për të dielën e 17 marsit, për shkak të reshjeve të shiut, që priten këtë të enjte.PD ka vendosur përjashtimin e deputetes Rudina Hajdari, pasi kjo e fundit, në kundërshtim me vendimin e partisë, nuk e dorëzoi mandatin parlamentar. Tirana rezulton ndër qytetet më të lira europiane. Po kjo nuk vlen për shqiptarët, për shkak të fuqisë së ulët blerëse në vend.

Falsifikimi i noterit, shkeljet qe shmagen demshperblimin e Kollcinakut!

Deklarata noteriale e hartuar nga noteri Bujar Xhaxho, merr titull ekzekutiv nga gjykata e gjirokastrës dhe gjyqtar Guximtar Boci.Në këtë titull ekzekutiv thuhet, se trashëgimtarët e Thanas Margaritit, Tana, Dhimitra dhe Kalipso Margariti, duhet t’i shlyejnë 100 milionë lekë Dhimitraq Gjikës. Më pas vendimi i kalon zyrës përmbarimore private të Erjon Bejkos, duke ndryshuar palën debitore nga firma te trashëgimtarët e të ndjerit.Juristi Clirim Gjata, shpjegon, se ka falsifikim në deklaratën noteriale, pasi procesverbali dhe vendimi nga arkivi i gjykatës, nuk përputhen.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *