STOP – EMISIONI 132

Video pikante “made in Albania”
Një makinë e vendosur shtrembër me kriko. Në spitalin e Vlorës, tabela në sektorin e emergjencës vetëm shqip nuk shkruhet.Lukuni qensh, janë bërë problemi i vazhdueshëm i banorëve dhe kalimtarëve në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqyet.

 

E rrallë në Vlorë, ia merr pronën një i vdekur në 89-ën.
Një qytetar nga Vlora i drejtohet “Stop”-it, pasi pronën e trashëguar nga koha e Zogut, ia ka marrë një i vdekur në vitin 1989. Përfaqësuesi ligjor i tij, e quan të cuditshëm rastin. Në hipotekën e rrethit nuk kanë as certifikatë apo dokument tjetër për të vdekurin. Me ndërhyrjen e gazetarit të emisionit “Stop”, prokuroria regjistron një kallzim të ri penal, pas 10 vjetësh për këtë cështje.

 

Qendra shëndetësore e specialiteteve, si (nuk) u shërbehet qytetarëve.
“Stop” vëzhgoi për disa javë situatën në Qendrën shëndetësore të specialiteteve, pasi në redaksi mbërritën shumë ankesa. Në rastin e parë ajo që rezultoi, ishte pritja e njerëzve, pasi klinika nuk respekton oraret zyrtare, duke lënë qytetarët pa shërbim. Të kthyer në atë që njihet si “Klinika Iranianiane” vumë re, se shërbimi okulistik është i mangët dhë rradhët e gjata nuk arrijnë të menaxhohen.

Të Fundit