Stop -EMISIONI 130 (SEZONI 5) 28 shkurt 2020- Kamez/ Aplikon per zjarrfikes, por fituesi ishte shpallur nje dite me pare. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 130 (SEZONI 5) 28 shkurt 2020- Kamez/ Aplikon per zjarrfikes, por fituesi ishte shpallur nje dite me pare.

Një qytetar, që nuk do të identifikohet, denoncon në “Stop” portalin e Bashkisë Kamëz. Më datën 9 janar 2020, u shpall një vend i lirë pune për asistent zjarrfikës dhe si afat, për të dorëzuar dokumentacionin, ishte data 19 janar. Pas disa ditësh qytetari mësoi, se fitues i portalit ishte Alket Rapi.Por në datën 4 shkurt u shpall një tjetër mundësi për një tjetër vend pune, sërish zjarrfikës. Aplikimi mbyllej në 14 shkurt, por fituesi ishte shpallur një ditë më parë, në 13 shkurt.Gazetarja iu drejtua bashkisë së Kamzës dhe kryetarit Rakip Suli.Ky i fundit fillimisht e quajti një problem ordiner shqetësimin në fjalë. Por më pas Suli thërret në zyrë drejtuesin e burimeve njerëzore dhe atë të zjarrëfikëseve, për të sqaruar procedurën. Megjithatë, pas këmbënguljes së gazetares, kryebashkiaku i Kamzës, thërret në zyrë dy drejtuesit, Burimet njerëzore dhe drejtorin e zjarrfikëses, për të sqaruar të gjithë procedurën. Pasi shpjegojnë gjithë ngatërresën, drejtorët kërkojnë ndjesë dhe premtojnë të rihapin konkursin, që denoncuesi të mund të aplikojë për vendin e punës.

Shumë fëmijë janë filmuar nga prindërit e tyre duke kërcyer me fillimin dhe baletin e emisionit “Stop”. Klintoni u është drejtuar qytetarëve, lidhur me thirrjen e presidentit Meta për tubimin e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.Në pyetjet dhe përgjigjet plot humor e batuta, shfaqet edhe frika, se pas thirrjes së parë të Metës ndodhi tërmeti i 26 nëntorit. Tani frika është për mbërritjen e koronavirusit.

Jemi ndalur në në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, pasi Jonida, e cila është në muajin e tetë të shtatzanisë, prej tre muajsh jeton në cadër. Ajo është drejtuar në “Stop”, pasi ka kërkuar një kontenier nga bashkia dhe nuk e ka gjetur një zgjidhje.Në bashkinë e Fushë-Krujës, thonë, se nuk kanë dijeni për rastin, por do të gjejnë një zgjidhje.më pas ndalemi në Nikël, në fshatin Buran. Në fund të dhjetorit 2019 Vjollca Tufa tregoi, në “Stop”, se për shkak të tërmetit, flinte në hambarin e barit bashkë me familjen e saj.Këngëtarja e njohur Ermira Babaliu ka ardhur nga SHBA dhe i ka sjellë një kontenier dhe një shumë parash familjes Tufa.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *