Stop -EMISIONI 13 (SEZONI 5) 18 shtator 2019- Kamioni i kosovarit peng i leter-porosive, Stop zgjidh probemin.

Albenor Gjikoka nga Kosova, denoncon në “Stop” problemin e vjedhjes së kamionit te tij. Ai fillimisht e kishte nxjerrë automjetin në shitje në një ëeb on line në Kosovë.Në fillim mashtrohet nga një bashkëkombas po nga Kosova. Më pas kamioni nxirret ilegalisht nga Morina, edhe pse në dokumenta, kjo gjë fshihet. Albenori arrin ta gjejë kamionin në Shijak dhe njofton policinë.Pas të gjitha procedurave, kamioni sekuestrohet dhe cështja i kalon prokurorisë së Durrësit. Megjithatë prej një viti nuk mundet të marrë atë, që i takon.”Stop” mëson, se shkak i zvarritjes është bërë një letër-porosi, që nuk ka mbërritur nga Kosova.Për këtë, gazetari “Stop” pati dy komunikime me prokurorin e cështjes, Bledar Bejko dhe OPGJ-në, Alfred Lila.Në fund, gjithcka zgjidhet për qytetarin nga Kosova Albenor Gjikoka.

Emisioni i mbrëmshëm “Stop” është ndjekur në më pak se 24 orë nga më shumë se 400 mijë persona vetëm on line.Kryeministri Rama zhvilloi sot si cdo të mërkurë takimin e bashkëqeverisjes. Ndërsa Basha mori pjesë në kongresin e 7-të të sindikatave.Më pas shfaqet një video, ku një qytetar debaton me policin rrugor, pasi ky i fundit i ka shkulur zinxhirin, në përpjekje për ta ndaluar.Vetëm 2 ditë pas apelit të Ramë Kryeziut për 30 mijë euro për rehabilitimin e djalit të tij, fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka mundur ta mbledhë këtë shumë për shëndetin e Egzon Kryeziut

Denis Himçi, pedagogu 36 vjecar i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ka përfunduar në pranga, pasi u shoqërua nga policia, mbrëmjen e së martës, menjëherë pas publikimit të videos nga emisioni “STOP”.Mbi Himçin rëndojnë të paktën dy vepra penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave, që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave, që ushtrojnë funksione publike”.Nga ana tjetër,Universiteti i Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, ka marrë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi, deri në zbardhjen e plotë të çështjes.Në videon e publikuar të martën, pedagogu Himci shfaqej, duke i i kerkuar studentes raport intim,në këmbim të marrjes së provimeve, që kishte me të dhe kolegët e tij.

Të Fundit