Stop -EMISIONI 129 (SEZONI 5) 27 shkurt 2020-Denoncon avokatin per mitmarrje, kerkoi para per prokuroren e ceshtjes. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 129 (SEZONI 5) 27 shkurt 2020-Denoncon avokatin per mitmarrje, kerkoi para per prokuroren e ceshtjes.

Leonard Dedej tregon, se ka investuar 20 milionë lekë të vjetra në një biznes privat, Agjensi udhëtimesh bashkë me një vajzë, të quajtur Greta, me të cilën krijoi edhe raport intim. Por paratë duhet të ktheheshin, kur biznesi të krijonte stabilitet.Nuk ndodhi, pasi biznesi nuk eci dhe Leonardi i kërkoi Gretës paratë mbrapsht. Greta e denoncoi Leonardin në komisariatin nr.3 për përndjekje dhe ky i fundit përfundoi në qeli.Avokati i Leonardit,Alban Shurbi,që e njohu në ambientet e komisaritatit, i kërkoi 2.5 milionë lekë me premtimin, që do ta nxirrte nga burgu, duke folur me prokuroren e cështjes, me të cilën do të ndante paratë. Por avokati nuk bëri asgjë, sepse Leonardi u dënua me arrest shtëpie.Leonardi ka folur personalisht me prokuroren e cështjes, por ajo e ka mohuar kategorikisht, që të kishte dijeni për cështjen e parave. Një një takim të filmuar mes Leonardit dhe avokatit, ky i fundit pranon, se i ka marrë paratë në emër të prokurores, por mundohet të shmangë situatën, duke ikur me vrap dhe duke e kërcënuar, që ta lerë këtë histori.

Kryeministri Rama mblodhi Komitetin kombtar të sigurisë për të folur për masat në kuadër të përhapjes së koronavirusit. Rama tha, se është përcaktuar vendi i karantinës, nëse do të duhet një e tillë. Ajo do të jetë në Durrës në ambientet e shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes.Presidenti Meta në faqen e tij në facebook ka bërë autokritikë, që nuk falenderoi Saimirin e Gentin, pasi ata deklaruan pjesëmarrjen në tubimin e 2 marsit.Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri kërkoi publikisht shkarkimin e ministres së arsimit Besa Shahini pas skandalit të transmetuar në “Stop” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Por dikasteri i drejtuar nga zonja Shahini reagoi sërish në të njejtën linjë papëgjegjshmërie.Edhe Urdhri i Psikologut ka thirrur një mbledhje të posacme për rastin e Fierit, ku rezulton, se psikologia e shkollës është gruaja e njërit prej mësuesve të implikuar.

Udhëtuam drejt Beratit për të takuar zonjën Eljona Xhema, e cila nga martesa e parë ka nje djalë 14 vjec, por ish-bashkëshorti nuk i përgjigjet për pensionin ushqimor. Me vendim gjykate ai duhet të japë 70 mijë lekë të vjetra në muaj. Sipas zonjes ish-bashkëshorti punon në Greqi dhe jeton në një vile 3-katëshe, ndërsa ajo me të birin mezi ia dalin.Në zyrën përmbarimore të Beratit, drejtuesi Ilir Cipi shprehet, se ish-bashkëshorti i zonjës nuk ka asnjë pronë, që të mund t’i sekuestrohet, ndaj nuk ekzekutohet vendimi i gjykatës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *