STOP – EMISIONI 129 (SEZONI 4) 27 shkurt 2019 Skandali, fitoi portalin “Infermiërë për Shqipërinë”, por e hoqën nga puna. – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 129 (SEZONI 4) 27 shkurt 2019 Skandali, fitoi portalin “Infermiërë për Shqipërinë”, por e hoqën nga puna.

Uarda Nerguti,tregon në “Stop”, se prej një viti ka punuar si laborante në Qendrën Shëndetësore numër 4 në Paskuqan dhe në gusht është hequr nga puna.Ajo thotë, se mbaruar fakultetin për laborante teknike dhe përfunduar edhe masterin shkencor. Si gjithë të tjerët Uarda hyri në portal, ku u shpall fituese me 69 pikë.Por pas lejes së verës, në vend të saj u emërua Emernita Tërshalla, e cial në Kukës kishte marrë 40 pikë, ndërsa në Tiranë rezultoi me 71.Uarda shpjegon, se në qendrën shëndetësore, drejtoresha Hane Hakorja, i tha, se është ASHR-ja dhe Ministria e Shëndetësisë, që sjellin emërimet.Drejtori i ASHR-së, Dritan Ulqinaku, sqaron, se Uarda Nerguti është e kualifikuar, madje sipas një vendimi të Ministrisë ajo përfiton edhe 10 pikë si studente ekselence, ndaj tani është e para në shkallë vendi, për t’u punësuar.

Gjykata e Elbasanit fut uje/ Shqiperia me e pasigurta ne rajon!

Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur një video, që tregon godinën e re të Gjykatës së Elbasanit, që kullon ujë, që pritet me kova. Një studim i fundit i “Global Financë” e klasifikon Shqipërinë, si vendin e fundit në rajon, përsa i takon sigurisë, rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe trazirave. Vendi ynë është renditur në vendin e 69-të, nga 128 në total.

Durres, blen kamper ne Itali, nuk i ve dot targat, Stop zgjidh problemin!

Idriz Kaiku, një 71 vjecar nga Durrësi, 7 muaj më parë ka blerë një Ford Rulot në Itali. Pasi ka paguar doganën, në kontrollin fizik në Durrës, i thonë, që i ndryshon numri i shasisë, i del tjetër në letrat italiane e tjetër në kofanon e makinës.Pasi e coi automjetin për ekspertizë, shasia rezultoi e paprekur.Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua drejtorisë rajonale të transportit rrugor, ku mori përgjigje, se kjo kompetencë i ka kaluar drejtorisë së përgjithshme.Pas delegimit të problemit, përgjegjësi i sektorit të regjistrimit të mjeteve, Astrit Nasufi, njoftoi regjistrimin e mjetit me numrin e shasisë, që ka në kofano.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *