Stop -EMISIONI 128 (SEZONI 5) 26 shkurt 2020-Peshkopi/ Skandali i permbarimit ne ekzekutimin e prones se familjes Kapxhiu. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 128 (SEZONI 5) 26 shkurt 2020-Peshkopi/ Skandali i permbarimit ne ekzekutimin e prones se familjes Kapxhiu.

“Stop” është ndalur në Peshkopi, pasi familja Kapxhiu ka rreth 5 vjet, që nuk po zgjidh dot një problem, që i ka lindur me përmbarimin shtetëror, konkretisht me drejtuesin Edmond Shehu. Ky i fundit po ekzekuton një vendim të montuar të formës së prerë për Lavdosh Kapxhiun, të cilit i kërkohet prishja e 55m2 pronësi, ndërkohë që ky i fundit nuk ka asnjë pronë apo pasuri në emër të tij. Mariglen Kapxhiu, djali i Lavdoshit, sqaron se përmbaruesi, policia dhe bashkia në Peshkopi janë bërë bashkë, për të prishur shtëpinë e gjyshit të tij Zeqir Kapxhiut, sepse gjyqi është zhvilluar në emrin e babait të tij, por me numrin e pasurisë së gjyshit të tij.Strumbullar është bërë një vendim gjykate nga Edvan Velcani, i lënë në fuqi nga Apeli.Eksperti Flamur Bulku tregon, sesi i janë diktuar pyetjet nga gjyqtari dhe si e ka bërë akt-ekspertimin, duke marrë parasysh vetëm palën, që hapi gjyqin. Ai pranon, se gjithcka ka qenë gabim dhe se është i gatshëm të dëshmojë, se ky akt- ekspertimi ka qenë fiktiv.Drejtuesi i Përmbarimit shtetëror në Peshkopi, Edmond Shehu, pranon, që ka marrë para dhe do t’i japë një pjesë personit të dëmtuar.

Sistemi arsimor në vend u përfshi sërish nga një tjetër skandal, pasi në një shkollë në Bulqizë disa nxënës u helmuan dhe shkaku kryesor dyshohet të jetë peleti i ngrohjes.Artur Zheji ka shkruar një analizë për rastin e liceut të Fierit, ku përbuz situatën e rëndë të krijuar në atë shkollë dhe bën thirrje për reagim të fortë nga prindërit e shoqëria.Kreu demokrat Basha ka shpërndarë një mesazh, ku kërkon mbështetjen dhe pjesëmarrjen e demokratëve në tubimin e 2 marsit, thirrur nga presidenti Meta.Nga ana tjetër vetë kreu i shtetit ka përshëdetur Limoz Dizdarin dhe Aleksandër Biberajn, dy nga përsonazhet, që kanë mbështetur publikisht lëvizjen e tij.Kryeministri Rama ishte sot në Rusi dhe zhvilloi një takim dhe një konferencë për shtyp me ministrin e jashtëm Lavrov.

Një qytetar shqiptar, që jeton e punon në Gjermani prej 15 vjetësh, tregon, se ka 3 vjet, që do të lerë shtetësinë shqiptare, por nuk lidhet dot me ambasadën shqiptare në Berlin.Gazetarja e “Stop” iu drejtua me një kërkesë drejtorisë për cështjet konsullore, e cila sqaroi, se lënia e një takimi në ambasadë bëhet përmes portalit E- albania dhe adresave të emailit. Në funksion është vetëm një numër emergjence, që përdoret vetëm për raste vdekje të ndonjë të afërmi në Gjermani.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *