STOP – EMISIONI 128 (SEZONI 4) 26 shkurt 2019 Rusja mashtruese, menaxhere e agjensise imobiliare, shet prona ne Shqiperi!

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur disa denoncime për mashtrime nga ana e shtetases ruse, Svetlana Hakala. Kjo e fundit vetëdeklarohet administratore e agjensisë imobiliare Albanian Dom dhe u shet shtetasve të huaj apartamente pranë bregdetit shqiptar,duke i mashtruar me dokumenta në sipërfaqje e duke bërë shitje pa përkthim të kontratës e pa fatura tatimore, pasi sipas saj “kështu veprohet në Shqipëri”. Svetlana Hakala ka lindur në Shën Petërsburg dha ka 5 mbiemra.Pasi i mashtron klientët, ajo edhe i kërcënon kur tërhiqen. Bashkë me të punon edhe menaxhëri i saj Ylli Bushi.Bashkë ata shmangin detyrimet tatimore, duke punuar me NIPT-in e një kompanie tjetër.

Seance parlamentare dhe proteste “last minute”!

Paraditen e sotme Kuvendi njoftoi mbajtjen e seancës plenare, që nuk u mbajt të enjten e kaluar, për shkak të protestës.Por në orën 17.00 edhe Partia Demokratike njoftoi mbajtjen e protestës, për të moslejuar punime normale të parlamentit.

Drejtoresha e kurrikulave Byzyka, cdo dite ne shkolle!

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e shkollës së mesme jopublike “Skënderbej”, që vijonte aktivitetin e lëshonte diploma, edhe pse i ishte hequr licensa nga Ministria e Arsimit.Për këtë rast iku nga detyra drejtoresha e DAR Tiranë, Arjola Byzyka. Por “Stop” ka mësuar, se kjo e fundit, krahas detyrës si drejtoreshë e DAR, ndiqte edhe shkollën e lartë në fakultetin e drejtësisë.Në një shkresë zyrtare, fakulteti na provoi, se zonja Byzyka ndjek me kohë të plotë këtë shkollë, në vitin e parë dhe ka gjithsej 3 mungesa.Drejtori i komanduar i DAR, Redian Dengeri,thotë, se shefja e kurrikulës, Arjola Byzyka është cdo ditë në punë me kohë të plotë.Sipas juristit Clirim Gjata, në këtë rast, kemi të bëjmë me shkelje të rëndë administrative, që duhet hetuar.

Të Fundit