STOP – EMISIONI 124 (SEZONI 4) 20 shkurt 2019- Rast pedofilie në shkollën e Gjakovës, drejtoria arsimore fsheh ngjarjen.

Një tjetër histori pedofilie vjen nga sistemi arsimor i Kosovës.Drejtori i Inspektoriatit arsimor të Gjakovës tregon, se mbi 10 herë ka patur denoncime për shkollën 9 vjecare “Mazllem Këpuska”.Për mësuesin në fjalë ka patur ankesa nga prindër e nxënës, që në vitin 1998, por disa herë ai ka mundur të dalë i pafajshëm nga drejtoria rajonale arsimore.Shefi i policisë së Gjakovës thotë, se denoncimi ka ardhur për herë të parë në 23 dhjetor 2018 dhe më pak se një muaj më vonë, mësuesi është vënë në pranga.Por drejtoria rajonale arsimore, edhe pas denoncimit në polici,e mban në punë mësuesin duke e konsideruar të pafajshëm atë.Emisioni “Stop” për rastin flagrant iu drejtua edhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës, për t’i kërkuar qëndrim lidhur me sjelljen e drejtorisë rajonale arsimore.

Nga busti i diktatorit te kërpudha e kryeministrisë, bilanci i protestave.

28 vjet më parë, në 20 shkurt 1991 protestat popullore rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha. Të shtunën “viktimë” e protestës mbeti kërpudha para kryeministrisë.Nesër opozita ka njoftuar sërish protestë para parlamentit dhe ambasadadorët kanë mësyrë në zyrën e kreut demokrat Lulzim Basha, për t’i kërkuar të mos ketë dhunë nesër dhe të mos digjen mandatet e deputetëve.Garda u kërkuar gazetarëve të marrin masa, pasi do të përdoret sërish gazi lotsjellës.Vendimi i Monika Kryemadhit, për djegien e mandateve të LSI-së është pritur me ovacione të fuqishme në një lokal, ku shihej një ndeshje e mbrëmjes.

Skrapari ne kolaps, kreu i keshillit bashkiak pa shkolle te mesme!

Në 11 shkurt emisioni “Stop” transmetoi problemin e këshillit bashkiak të Skraparit, që për probleme të brendshme la qytetin pa kopshte e cerdhe dhe pa pastrim.Nga ana tjetër kreu i këshillit bashkiak, Partizan Gorce,rezulton me diplomë të falsifikuar të shkollës së mesme dhe pasi ka “korrektuar” dokumentat, ka përfunduar studimet e larta në moshën 61 vjecare.

Të Fundit