Stop-EMISIONI 120 (SEZONI 4) 14 shkurt 2019-“Infermierë për Shqipërinë”, platforma false, që të shpall fitues e s’të jep punë. – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 120 (SEZONI 4) 14 shkurt 2019-“Infermierë për Shqipërinë”, platforma false, që të shpall fitues e s’të jep punë.

Një infermiere imazheriste denoncon në “Stop” falsitetin e konkuresve për vende pune, përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”.Ajo konkuroi dhe fitoi një vend pune si imazheriste në Qendrën Shëndetësore Paskuqan. Mori emërimin pranë ASHR-së, por rezultoi, se vendi i punës nuk ekziston.Vajza mori takim me drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore Paskuqan, si dhe me drejtorin e ASHR-së, por i thanë, se ishte bërë një lapsus. Vend pune nuk ka, por ajo vijon të mbetet fituese.Në këtë moment kandidatja për një vend pune, ngriti zërin në Ministrinë e Shëndetësisë, ku iu premtua një vend pune në QSUT.Por si për ironi, as ky vend pune nuk ekzistonte.Vajza tregon, se e ka mesataren e studimeve 9.3 dhe ka shumë kualifikime, por asgjë nga këto, nuk po i jep të drejtën e një pune…?!

Stop – 14 shkurti, mes festes dhe dhunes ndaj grave! (14 shkurt 2019)

Sot është Shën Valentini, dita e të dashuruarve. Gazetarja e “Stop”, ka realizuar intervista me humor në kryeqytet, e kryesisht në ambientet e kodrave të liqenit, ku të rinjtë kanë dalë të festojnë. Eliverta Palla, banore në Yzberisht denoncon dhunën nga ana e ish-bashkëshortit, Gëzim Hamzallari. Ajo ka dy vajza dhe prej disa vitesh është divorcuar me vendim gjykate. Por ish-bashkëshorti sërish nuk e le të qetë. Eliverta thotë, se ndjehet e kërcënuar për jetën, edhe pse disa herë ka bërë kallzim në polici.

Onkologjiku 8 muaj pa age 18, mjeket: Shko ne privat!

Një qytetare nga Tirana, tregon në “Stop”, se që nga muaji korrik bashkëshorti i saj vuan nga një sëmundje e rëndë.Në biopsinë e parë nuk u përcaktua dot diagnoza, ndaj duhet të bëjë një të dytë. Por në spitalin onkologjik mungon Age 18. Ajo interesot në QSUT, por mjekët i thonë, se zgjidhja e vetme është privati. Por zonja në fjalë thotë, se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme, të cilën ajo nuk e përballon dot.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *