STOP-EMISIONI 11(Sezoni 7)20 Shtator 2021-Drejtori i shkolles me te mesme, ZVA: askush nuk pranoi pozicionin.

Një vit më parë “Stop” transmetoi rastin e ish-drejtorit të shkollës Selishtë, i cili ishte paguar, rreth 4 muaj, duke qenë në Londër. Në atë kohë policia e Dibrës nisi hetimet për rastin dhe cështja u referua në prokurori. Por të gjithë zyrtarët dolën pa lagur nga kjo histori.Pas një viti kthehemi atje për drejtorin e ri,Rubin Kurti, i cili rezulton me shkollë të mesme.Në një komunikim me gazetarin e “Stop”,vetë drejtori Rubin Kurti pranoi, se nuk kishte shkollë të lartë.Drejtoresha e ZVA Dibër, Brikena Dani, justifikohet duke thënë, se shkolla e Selishtës është larg, dhe askush nuk kishte pranuar këtë pozicion për drejtimin e shkollës 9 vjecare.Në një intervistë me specialistin e arsimit,Ndricim Mehmeti, ky i fundit shpjegon, se procedura e ndjekur nga ZVA-Dibër për emerimin e drejtorit Selishtë, është shkelje dhe përbën vepër penale.

Jemi në Korcë, në qytetin e serenatave, sic është pagëzuar.Në intervistat me humor, vetë banorët e këtij qyteti,thonë, se tani vajzat e reja nuk mjaftohen vetëm me serenata, pasi gjithcka është bërë më materiale. Sa për shprehjen “o korcare, o hic fare”, duket se gratë Korcës bien dakord.

Në muajin korrik trajtuam rastin e një 20 vjecari, i cili u aksidentua në ambientet e punës, duke dëmtuar gishtat poshtë makinerisë së ndezur, që prodhonte kartona për pica.Pronari turk u përpoq ta fshehë ngjarjen e rëndë. Madje, në vend që ta ndihmontë të riun, e largoi atë nga puna.Falë emisionit tonë, cështja kaloi në prokurori, por prokurori Anton Martini, tashmë i larguar prej Vettingut, as që mori mundimin të hetojë, por vendosi mosfillimin e procedimit penal.”Stop” iu drejtua Gjykatës së Rrethit Tiranë, por rezultoi, se nuk kishte asnjë kërkesë për shqyrtimin e cështjes. Në fakt një gjë të tillë, e ka bërë edhe avokati i viktimës, duke vënë në dispozicion të gjitha provat, që provojnë shkeljet nga ana e kompanisë.

Të Fundit