STOP-EMISIONI 118(SEZONI 7) 15 Shkurt 2022-Kamera e fshehte/ Negativ per 10 mije leke, blen tamponin per Maqedoni. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 118(SEZONI 7) 15 Shkurt 2022-Kamera e fshehte/ Negativ per 10 mije leke, blen tamponin per Maqedoni.

“Stop” sjell sot një problem me tamponët, që kryhen në laboratorët privatë, për të mundësuar lëvizjen jashtë Shqipërisë.Këtë rradhë kamera jonë e fshehtë, ka treguar, sesi merret përgjigja e tamponit negativ, pa bërë fare testin pcr,për të shkuar në Maqedoni. Laboratori “Egis” në Maqellarë u ka shitur 4 qytetarëve përgjigjet e testit të pakryer për 10 mijë lekë të vjetra. Një situatë e tillë vë në rrezik shëndetin e qytetarëve, por edhe lëvizjen e shqiptarëve, pasi klasifikohemi në vendet e pasigurta për kontrollin e kufijve.

Dita e sotme njihet si Shën Faustini apo dita e beqarëve. Ndërsa ditën e djeshme të rinjtë vërshuan nëpër rrugë për të festuar Shën Valentinin.Ne kemi realizuar intervista me shumë qytetarë, të cilët i kemi pyetur, sesi e festojnë këtë ditë. Vec kësaj, kemi celebruar edhe disa cifte në ditën e të dashuruarve.

Pak ditë më parë ishim në Tropojë, Fierzë pasi qindra banorë të kësaj zone, denoncuan ndërtimin e një guroreje dhe fabrike asfalti në një zonë të banuar turistike disa metra afër rrugës, ujësjellësit dhe Lumit të Valbonës. Banorët thanë, se pronari i këtij biznesi është djali i xhaxhait të kryetarit të Bashkisë Rexhë Byberi.Kjo industri sjell dëm edhe për agroturizmin, që funksionon prej vitesh në këtë zonë, Adora.Pronari i saj, Paulo Gjoka tha, se kjo industri i sjell regres në biznesin e turizmit. “Stop” tregoi një tjetër detaj, që shton dyshimet për biznesin e gurores dhe asfaltit në Fierzë, falsifikimin e adresës së këtij biznesi.Në letra shkruhej, se do të ndërtohej në Luginën e Kolgecajve, kur në terren do të ndërtohet në Luginën e Fierzës.Pasi u largua grupi i xhirimit i “Stop”, të nesërmen Këshilli Bashkiak Tropojë miratoi me 11 vota ndërtimin e këtij biznesi. Emisioni “Stop” informoi institucionet përkatëse, për këtë projekt, Ministrinë e Infrastrukturës, të Mjedisit dhe Agjensinë Kombtare të Mjedisit.Në përgjigjen e kthyer nga Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit thuhet, që ky aktivitet nuk lejohet të ndërtohet dhe nuk eshte pajisur me leje zhvillimore dhe mjedisi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *