STOP – 13 Shkurt 2018 EMISIONI 117 (SEZONI 3)

Dita botërore e radios.

Dita botërore e radios eshte argumenti qe hap emisionin e sotem “Stop”. Me pas trasmetohet nje video qe tregon se si grabitet nje supermarket në qytetin e Durrësit.

Skandali: dy qytetarë në burg, kur provat flasin për pafajësinë e tyre.

Dy qytetarë, Artur Velo dhe Besmir Jeshilaj tregojnë nga burgu i i Fierit, se mbahen në qeli pa faj dhe pa prova. Ata janë akuzuar dhe dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe tentativë vrasjeje të forcave policore. Por ata dhe familjarët dëshmojnë me prova, se nuk kanë të bëjnë me ngjarjen në fjalë, të ndodhur në Zervat të Gjirokastrës në shtator 2014.”Stop” bën provën e distancës nga vendi i ngjarjes e po kështu gjen vendndodhjen e personave në momentin e incidentit, me anë të antenave telefonike. Velaj dhe Jeshilaj kërkojnë vetëm drejtësi.

Mbajini motorrët në garazh, deri në fund të shkurtit nuk ka targa.

Një qytetar në Tiranë denoncon në “Stop” se prej një muaji mban motorrin në shtëpi, pasi nuk ka targa, që të mund të qarkullojë me të.Arnis Hoxha nga drejtoria e transportit rrugor shpejgon, se targa nuk do të ketë deri në fund të shkurtit, për shkak se tenderi dhe mbyllja e kontratës janë bërë vonë. Deri atëherë, hipini këmbëve, ose urbanit!…

 

Të Fundit