Stop -EMISIONI 116 (SEZONI 5) 10 shkurt 2020-Avokatja e Otrantos vjedh parate e viktimave e kercenon te afermit e tyre. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 116 (SEZONI 5) 10 shkurt 2020-Avokatja e Otrantos vjedh parate e viktimave e kercenon te afermit e tyre.

Në 28 mars 1997 është një datë, që nuk harrohet për popullin shqiptar. Një anije nija Kateri i Radës, niset nga Vlora për në Brindizi me 115 persona, fëmijë, gra e burra, që ishin nisur në kërkim të një jete më të mirë. Anija shqiptare u ndoq nga dy anije ushtarake të flotës italiane, sapo kishte dalë në ujrat ndërkombtare dhe anija Sibila përplasi anijen Kateri i Radës, duke shkaktuar një tragjedi me 81 të mbytur, 24 prej të cilëve nuk iu gjet trupi kurrë. Sot në “Stop”vijnë 5 dëshmi ekskluzive të të afërmve të viktimave. 5 vjet më pas përfundoi cështja penale për këtë tragjedi, por ende sot, të afërmit e viktimave nuk kanë marrë paratë për shpirtrat e humbur.Avokatja Natasha Shehu ka mashtruar qytetarët fatkeqë, duke u marrë paratë së bashku me bashkëshortin e saj, e duke i kërcënuar ata me lloj-lloj formash.

Sot në Tiranë zbarkoi një delegacion i Komisionit të Venezias, i cili do të japë opinionin e vet për Ligjin e Medias dhe mënyrën e plotësimit të vendeve vakantë në Gjykatën Kushtetuese.Më pas shfaqen disa foto. Në të parën është një shkrim me dorë, ku kërkohet, të mos urinohet në korridor, pasi ka kamera. Në të dytën,një djalë është fotografuar duke kryer nevojat personale tek shkurret në mes të rrugës në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi problematikën, që po shoqëron zgjedhjet e Urdhrit të Stomatologut. Në faktuam, sesi presidenti aktual Nikoll Deda u hoqi të drejten 5000 dentistëve për të votuar. Ai u zgjodh president nga 350 dentistë dhe jo nga 5000 dhe si për ironi, një ditë pas emisionit, ai përshpejtoi zgjedhjet për t’u rikonfirmuar President për herë të dytë. Por të nesërmen e këtij votimi të calë, në datën 7 shkurt Gjykata Administrative dha masën e sigurisë, duke pezulluar të gjitha funksionet e tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *