STOP-EMISIONI 115(SEZONI 6) 12 Shkurt-Cërrik/ Nënë e bir të paralizuar, jetojnë me 170 mijë lekë të vjetra.

Jemi ndalur në Cërrik dhe rasti, që transmetojmë sot, ka nevojë për vëmendjen e të gjithëve. Hamide dhe Shefit Pëllumbi janë nënë e bir dhe të dy e kanë të pamundur të flasin, të lëvizin dhe të kujdesen për njëri tjetrin.Tomorr Feza është një banor i lagjes, i cili kujdeset për Hamiden dhe Shefitin. Ai tregon, se nëna është e paralizuar prej gjashte vitesh, ndërsa djali prej disa muajsh. Djali ka qenë në Greqi me gjithë familjen. Është divorcuar dhe më pas ka rënë nga skela.Tomorri thotë, se ata kanë vetëm një pension 170 mijë lekë, me të cilin duhet të blejnë ushqime, pampersa, ujë e drita. Asnjë nga institucionet nuk ka ardhur t’i shohë dhe pervec pensionit nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Shtëpia e tyre është në gjendje shumë të keqe dhe tavani është duke rënë. Ne lidhemi në telefon me kryetarin e Bashkisë Cërrik, Andis Alla, por ai shprehet, se e ka axhendën të zënë dhe është nëpër mbledhje.

Lidhur me feminizmin ka koncepte e kuptime të ndryshme. Por ndryshe nga ata, që e dinë mirë kuptimin e këtij termi, në Shqipëri më së shumti kuptohet si “qejfli femrash”. Klintoni ka pyetur qytetarët, sesi e kuptojnë feminizmin dhe nuk mungojnë batutat e humori i tyre, lidhur me këtë koncept.

Pas shumë përpjekjeve arrijë të takojmë nënkryetarin e bashkisë Cërrik për problemin e familjes Pëllumbi.Ai thotë, se do të shihet rasti me shumë përparësi, madje do të mblidhet grupi i punës për këtë rast. Së bashku me punonjësit e shërbimit social dhe me nënkryetarin shkojmë në shtëpinë e Hamide dhe Shefit Pëllumbit. Pasi u njohën me situatën, punonjësit socialë premtuan të sjellin doktorin dhe t’u bëjnë dokumentat për asistencë sociale dhe për kemp. Deri në këtë zgjidhje, emisioni “Stop” ndihmoi me ushqime familjen Pëllumbi.

Të Fundit