STOP-EMISIONI 113(SEZONI 7) 8 Shkurt 2022-Vdes nga tumori, shoku i ngushte e noterja i grabisin pasurine.

Në këtë pjesë të emisionit investigojmë mbi një rast, kur një qytetar ndërron jetë nga tumori dhe pas vdekjes shoku i tij Ylli Selaj, në bashkëpunim me noteren Majlinda Lleshi, i marrin makinën e shtëpinë, me pretendimin, se i ndjeri kishte borxhe.Bashkëjetuesja e Arjan Vocit denoncon, se gjithcka është falsifikuar, kur i ndjeri jetonte ditët e fundit në spital. Në kontratën e shit-blerjes së makinës në 6 janar 2021, thuhet, se Arjani Voci është paraqitur personalisht në zyrën e noteres Majlinda Lleshi, por në të njëjtën ditë ai ishte në spital, i operuar një ditë më parë.Po kështu kontrata e shit-blerjes së shtëpisë mban datën 19 mars 2021, por ajo nuk ka të bashkëngjitur një raport mjeko-ligjor, që provon aftësinë e Arjan Vocit. Këtë shkelje e pranon edhe kryetarja e Dhomës së Noterëve Mimoza Sadushi. Në përfundim të procedurës problematike, rezulton, se apartamenti i të ndjerit është blerë nga shoku i tij i ngushtë Ylli Selaj për 60 milionë lekë të vjetra.

Në 21 prill të vitit të kaluar, presidenti Meta, tha, se qytetarët, do të rrëmbenin sëpatat e sfurqet për të mbrojtur votën. Mbrëmjën e djeshme pas seancës së Gjyaktës Kushtesuese për shkarkimin e presidentit,Meta tha, se deklarata e tij, ka qenë metaforë dhe alegori dhe kushtorja “nëse” nuk mund të quhej kushtrim.

Javën kaluar emisioni “Stop” transmetoi pamje të Qendrës së Zhvillimit në Shkodër, që të kujtonin Holokaustin. Të nesërmen në një televizion lokal, drejtori i Qendrës tha, se pamjet e transmetuara ishin të vjetra. Por pas kësaj deklarate, një qytetar ka sjellë në redaksinë tonë të tjera pamje të ambienteve të Qendrës së Zhvillimit Shkodër, duke na treguar, se aty nuk vihet dorë prej 6 vjetësh, pasi një tjetër qendër private është ngritur aty dhe duan, që personat me aftësi të kufizuara të zhvendosen atje.

Të Fundit