STOP – 7 Shkurt 2018 EMISIONI 113 (SEZONI 3)

Ankandi i “Stop” për familjen Sorra, xhubleta shitet për 600 euro.
Federata shqiptare e futbollit zgjodhi presidentin, i cili do të jetë sërish Armand Duka. Ankandit të “Stop” me një xhubletë në kornizë iu përgjigj kompania Wordflex, e cila bleu objektin për 600 euro. Kjo shumë parash do të shkojë për familjen Sorra, e cila në sajë të “Stop”, Fundjavës ndryshe dhe Spar, do të pajiset me shtëpi e mobilim.

Vlorë, plagosja me dinamit, prokuroria fle 7 muaj e zgjohet kur mbërrin Stop-i.
Ilia Hametaj tregon në “stop”, se në 24 korrik 2017 ka qenë duke u zhytur në Orikum, ndërsa është lënduar nga një shpërthim me dinamit, nga një mjet lundrues, që peshkonte. Dy personat në gomone e kanë nxjerrë në breg dhe e kanë lënë aty pa ndihmë mjekësore. Të tjerë qytetarë të rastësishëm e kanë cuar Ilian në Qendrën Shëndetësore të Orikumit, ku ka marrë ndihmën e parë pë vështirësi në frymëmarrje dhe hemoragji nga veshi nga Enrik Haxhiraj.Pas kësaj traume, Ilia ka bërë kallzim në prokurorinë e Vlorës, duke pretenduar, se i njeh autorët e shpërthimit me dinamit. Por prej 7 muajsh prokuroria, jo vetëm nuk ka bërë asnjë veprim, por as nuk jep informacion për rastin. “Stop” kërkoi shpjegim për këtë zvarritje të procesit, por prokurorja Eranda Lazaj, nuk flet për cështjet në hetim. Habia është, se pas gjumit 7-mujor, zonja Lazaj u zgjua të nesërmen dhe thirri kallzuesin, për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Rrëshen, kryefamiljari i sëmurë mban familjen me 150 mijë lekë në muaj.
“Stop” udhëtoi sot drejt Rrëshenit, aty ku Zef dhe Marte Tuci jetojnë në kushte ekstreme. Kryefamiljari, Zefi, prej tre vitesh është ekzaminuar me kancer dhe pensioni i tij prej 150 mijë lekësh të vjetra, është e ardhura e vetme për bashkëshortët dhe tre fëmijët. “Fundjava ndryshe” i dërgoi familjes Tuci ushqime për një vit dhe pajisje elekroshtëpiake. Ndërsa kontributori nga Durrësi i emisionit, ndihmoi me 300 mijë lekë këtë familje. Vec kësaj Arbër hajdari, drejtues i Fundjavës, premtoi, se Zefi do të dërgohet në Spitalin Amerikan për kontrolle dhe shërbime mjekësore.

Të Fundit