STOP – EMISIONI 112

Reforma në drejtësi, fjalimi i një dështimi të paralajmëruar.
Kreu i PS dhe ai i PD, Edi Rama dhe Lulzim Basha u takuan dje për 3 orë, por nuk mundën të arrinin një marrëveshje për reformën në drejtësi. Rama lexoi fjalimin e parapërgatitur të dështimit të takimit dhe tha, se kishte në xhepin tjetër edhe fjalimin e suksesit. Ministri i jashtëm grek Kozias, i pyetur në Tiranë për cështjen greke i ndau camët në tre kategori. Një funksionar i bashkisë së Maliqit në shkresën zyrtare, që ka siguruar “Stop” ka përdorur fjalë greqisht.

 
Ushqimet që po na vrasin cdo ditë.
Pas rastit të helmimit masiv në një restorant në zonën e ish-bllokut, “Stop” ngre problemin e pasigurisë ushqimore. Në Shkodër tregu i peshkut është një vend i improvizuar në mes të pluhurit, por banorët thonë, se blejnë aty, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.Një material i filmuar nga kamera e fshehtë tregon sesi tregohet mishi i pulës në automjete pa kushte frigoriferike.
 

Konsullata e Milanos, një histori kaosi e përsëritur.
Në fund të shkurtit emisioni “Stop” realizoi kamera të fshehtë në Konsullatën e Milanos, ku kaosi dhe korrupsioni mbizotëronin punën e përditshme të konsullatës. Stafi i emisionit rikthehet në institucionin në fjalë, për të gjetur situatë të ngjashme. Rradhë të gjata, njerëz që presin me orë, madje edhe flenë nëpër korridore,sharje dhe ulërima dhe një sjellje e padenjë për zyrtarë të shtetit.

Të Fundit