Stop -EMISIONI 111 (SEZONI 5) 03 shkurt 2020-Shkoder/Mbaron burgun e nuk i japin parate e veta, Stop zgjidh problemin.

Problemi i rradhës na con në qytetin e Shkodrës, pasi Manushaqe Qosja, nga Cërriku, i është drejtuar emisionit “Stop”, duke mos gjetur zgjidhje në rrugë të tjera. Djali i saj ka kryer dënimin, por pasi ka dalë nga qelia, nuk ka marrë mbrapsht sendet e tij, përfshirë 1 200 euro, që ka patur me vete.Djali mori rrugën e emigrimit të paligjshëm dhe u kap në Mal të Zi. Për këtë u dënua me 6 muaj heqje lirie dhe dënimin e kreu në Lezhë. Ai la qelinë në datën 26 nëntor dhe zonja disponon fletën e dorëzimit të sendeve, firmosur nga oficerja e policisë gjyqsore, Klodiana Duraku. Zonja tregon, se avokati e ka sorrollatur gjatë gjithë kësaj kohe dhe gjërat që i përkasin, nuk i kanë marrë akoma. Vendimi i datës 27 dhjetor, shprehet qartë për kthimin e sendeve, të konsideruara prova materiale të sekuestruara.Avokati i djalit thotë, se është bërë një gabim nga kryesekretarja, ndaj dhe kthimi i parave është vonuar. Por gazetarja e “Stop” i drejtohet edhe Prokurorisë së Shkodrës dhe arrin të zhbllokojë shumën prej 1200 eurosh.

Një ndër lajmet kryesore të ditës së sotme, ishte gjetja pa jetë në burgun e Peqinit të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Andon Mëhillaj, i njohur si anëtar i bandës së Julian Sinanajt.Në të njejtën ditë, një person, që vuan dënimin në këtë institucion, ka regjistruar një bisedë telefonike me një familjarë, ku i tregon, se brenda qelisë keqtrajtohet dhe shërbimet atje shiten me para nën dorë.

Kemi udhëtuar në Belsh, ku takuam bashkëshortët Kostandin dhe Afërdita Zela. Ata kanë paguar në dorë kontributet për vitet 2005-2007 Afërdita dhe 2005-2013 bashkëshorti i saj Kostandini. Paratë ia kanë dhënë punonjësit të Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore Belsh, Mustafa Tafani. Ky i fundit, prej vitit 2013 nuk është më në punë dhe nuk përgjigjet për paratë, që nuk i ka derdhur në arkën e Sigurimeve Shoqërore të Elbasanit. Bëhet fjalë për një total prej 10 vjetësh kontribute në vlerën e 1 milionë e 900 mijë lekëve të vjetra. Bashkëshortët e kanë firmosur librezën dhë kërkojnë njohjen e dokumentave të tyre të kontributeve.Në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Belsh, inspektori i aktual i të vetëpunësuarve Florian Lleshi, shpjegon, se gjurmë në regjistër ka lënë, ashtu si në libreza, por kontributet nuk janë në financën e sigurimeve të Elbasanit, gjë që i bën pagesat të pavlefshme për drejtorinë.Në Sigurimet Shoqërore të Elbasanit, Kryetari i degës së kontributeve, Shaban Kumria thotë, se është bërë kallzim në prokurori për rastin dhe njohjen e librezes, do ta vendosë gjykata.

Të Fundit