Stop-EMISIONI 110 (SEZONI 4) 31 janar 2019 Elbasan, vëllai nxjerr motrën në qiell të hapur, Stop e fut në shtëpi. – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 110 (SEZONI 4) 31 janar 2019 Elbasan, vëllai nxjerr motrën në qiell të hapur, Stop e fut në shtëpi.

Eleni Lushnjari nga Elbasani denocnon në “Stop”, se para dy mujash është grindur me të vëllain dhe ky i fundit e ka nxjerrë nga shtëpia, duke e detyruar të flejë jashtë.Eleni thotë, se në këtë shtëpi ka jetuar prej 22 vjetësh, por me vdekjen e së ëmës, vëllai ka pretendime për banesën.Gazetarja e emisionit shkon në policinë e Elbasanit dhe zyrtarët e policisë vendosin t’i marrin kallzimin zonjës Lushnjari.Të nesërmen shefi i komisaritatit tregon, se i thirri motër e vëlla dhe Eleni Lushnjari arriti të hyjë ne shtëpinë e saj.

Kazani i “VOA”-s dhe video e “Stop”, qe faktoi blerjen e votes!

“Zëri i Amerikës” i kushtoi sërish mbrëmë një vend të vecantë, investigimit mbi blerjen e votës në Shqipëri në proceset zgjedhore në Durrës, Kavajë, Lezhë e Peshkopi. Në fakt, që të nesërmen e zgjedhjeve lokale, në 13 shtator 2016, “Stop” solli me zë dhe figurë blerjen me para në dorë të votës për kandidatin socialist Muharrem Rama.Ky fenomen u bë objekt debati në seancën e sotme parlamentare. Kreu demokrat Basha, duke komentuar mungesën e Ramës, tha, se atij nuk i bëjnë më efekt ilacet apo pluhuri i bardhë. Por pak më vonë, Rama u shfaq në seancë dhe deklaroi, se “Zëri i Amerikës” u bë për herë të dytë zëdhënës i kazanit të Tiranës.

Rrahin babain per t’i marrë biznesin, gjyqtari jep dy urdhra mbrojtjeje!

Bujar Haxhiu,pronar i një bari në Tiranë,denoncon dy djemtë e tij Oligert dhe Oerd Gjapi, se e kanë dhunuar për t’i marrë lokalin, që është në emër të tij. Bujari përfundoi në spital dhe më pas bëri denoncim. Gjyqtari Martin Deda i jep Bujarit urdhër mbrojtjeje, që të mos afrohet te lokali dhe djemve, që të mos afrohen në shtëpinë, që ëshë sipër lokalit.Avokatja Enise Kurteshi,thotë, se gjyqtari, duke shkelur ligjin, ka bërë dy urdhrat e mbrojtjes, në konflikt të hapur interesi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *