STOP-EMISIONI 11 (SEZONI 6) 21 Shtator 2020-Yzberisht/ Vjedhja 300 mijë lekë në market, menaxheri ia mban kasieres!

Kohët e fundit në internet kanë qarkulluar video dhe foto, ku shihet një djalë i moshës 12-13 vjec, duke vjedhur disa objekte në kryeqytet.Pre e vjedhjes prej tij ka rënë edhe një supermarket në Yzberisht. Ersida Avdo është drejtuar në emisionin Stop, pasi punon kasiere prej disa muajsh në supermarketin në fjalë në zonën e Misto Mames në Tiranë. Në datën 27 gusht, kur ka ndodhur vjedhja, Ersida ka qenë në kasë, por meqë nuk kishte njerëz por merrej me sistemimin e rafteve të produkteve. Pak caste më pas ajo ka parë të miturin, por ai është larguar me shpejtësi, duke grabitur një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetra.për rastin është bërë kallzim dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë, por administratori i marketit i kërkon paratë punojëses.Kjo e fundit është detyruar t’ia japë paratë e vjedhura, por thotë, se kjo nuk është e drejtë dhe kërkon ndihmë në zbardhjen e cështjes.

Si sot 6 vjet më parë vendin tonë e vizitoi Papa Bergoglio. Si sot një vit më parë vendi ynë u trondit nga një tërmet i fuqishëm, që shkaktoi edhe dëme. Disa foto të ardhura në redaksinë e emisionit “Stop”tregojnë masakrën me prerjen e pemëve në Krastë. Klintoni u është drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur lidhur me marrëveshjen e kufirit detar, që është rikthyer sërish në qendër të debatit politik dhe publik.Nuk mungojnë përgjigjet me humor nga ana e banorëve të Tiranës, megjithë njohuritë e pakta për këtë cështje.

Ersida Avdo ka firmosur një kontratë, ku përcaktohet qartë pozicioni i punës si kasiere, por gojarisht i janë kërkuar edhe përgjegjësi të tjera. Këtë e konfirmon edhe një punonjës i supermarketit.Gazetarja e “Stop” komunikoi edhe me OPGJ-në , që është marrë me këtë rast, për t’u interesuar për gjetjen e autorit të vjedhjeve, por nuk përgjigjet për këtë e mjaftohet të thotë, se nuk mund t’i japë paratë nga xhepi.

Të Fundit