STOP-EMISIONI 109(SEZONI 7) 2 Shkurt 2022-Aksidenti i 5 vjecares, 18 eksperte e 3 vjet hetime i japin te drejte “Stop”.

Në shtator të vitit 2018 kemi transmetuar rastin e një aksidenti të ndoshur në qershor 2018, në fshatin Kurjan të Fierit, një aksident tragjik, që i mori jetën në derën e shtëpisë vajzës së vogël 5 vjecare të familjes Metohu.Një makinë ford fokus e mori përpara vogëlushen dhe e la të pajetë.Gjyshja e vajzës, Lumturi Metohu nuk gjen paqe, për humbjen e mbesës dhe provoi, se raporti i aksidentit ishtë manipuluar dhe autori i tragjedisë ishte lënë i lirë. Prokurori i cështjes nuk mori në pyetje gjyshen, që ishte dëshmitare okulare dhe gjithashtu nuk kërkoi as gps-në e makinës për të verifikuar shpejtësinë.’Stop” në atë kohë bëri një eksperiment dhe më pas familjarët e vajzës 5 vjecare i kërkuan Prokurorit, që të merrte gps e makinën nga kompania Sllovene, për të kuptuar, me cfarë shpejtësie ka qenë makina në momentin e aksidentit. Rezultoi, se makina ishte me 64 km/orë dhe jo 15-20 km/orë, sic u pretendua nga prokuroria.Pas 3 vitesh ngjarja shkon për gjykim për drejtuesin e automjetit. Apeli Vlorë detyroi prokurorinë e Fierit të ngrejë akuzën. U deshën 18 ekspertë dhe 3 vjet hetime, për të mbërritur në konkluzionin e emisionit “Stop”.

Pak ditë më parë një video e profesorit të biologjisë në Vushtri Lulzim Paci, që kërcente në shtëpinë e tij, u bë virale. Më shumë sesa vetë vallja e profesorit, tërhoqi vëmendjen një reagim bullizues i deputetes së Vetëvendosjes Fjolla Ujkani. Në këtë moment, gjithë rrjetet sociale dhe personazhet publikë u shfaqën në platforma sociale, duke kërcyër valle popullore, në solidaritet me mësuesin Lulzim Paci.

Një ditë pasi “Stop” transmetoi me dokumenta, problematikën e një tenderi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Spak ka njoftuar, se ka nisur hetimet për kreun e kësaj strukture, Dritan Agolli. Mësohet, se Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion. Më 27 janar 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli fitues të tenderit 400 mijë dollarë kompaninë “Mascarpone” të Alfio Rrotanit bashkë me personin fizik Endrit Maci. Alfio Rrotani, rezulton shef kuzhine në lokalin e djalit të kreut të Fondit, Dritan Agolli, Flladi Agolli.Pak ditë më parë transmetuam apelin për vogëlushin 4 vjecar Meklin Abedini, i cili nëse nuk kryen disa ndërhyrje, mund ta paralizohet përgjithmonë. Për shëndetin e Meklinit të vogël duhen rreth 35 mijë euro, ku përfshihen ndërhyrjet dhe qelizat staminale. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë nisur mbledhjen e fondeve, dhe në pak ditë shuma është afër asaj që duhet për ndërhyrjet.

Të Fundit