STOP – EMISIONI 109

Nga “shatrivani” i ri para parlamentit te “shkulja” e shinave…
Një “burim natyror” uji është bërë i zakonshëm për sytë e kalimtarëve dhe deputetëve para Parlamentit. Një video amatore tregon, sesi shkulen shinat e trenit, dhe më pas në të njejtin vend kalon treni. Më pas ankesa e qytetarit Rakip Demiraj për një gjobë të padrejtë. Pretendimi i tij provohet edhe nga eksperti Gëzim Hoxha.
 


Vlorë, rasti kur nuk të lënë as të vdesësh….
“Stop” ka udhëtuar drejt Vlorës ngaku sjell një rast të pazakontë. Vitori Truja është një e moshuar që ankohet, se nuk i c’regjistrojnë vjehrrën e vdekur që në vitin 1971. Ka shumë halle, por prej 45 vjetësh endet edhe për të bërë zyrtare, vdekjen e vjehrrës. Në gjendjen civile nuk e bëjnë c’regjistrimin. Por paradoksi plotësohet me vendimin e gjykatës që shprehet, se nuk e vërteton dot vdekjen e gruas mbi 12 vjec….
 

 
Reagimet pas skandalit në Qendrën e Zhvillimit Social në Shkdër!
Pas transmetimit në “Stop” të skandalit në Qendrën e Zhvillimit Social në Shkodër dhe arrestimit të drejtoreshës dhe infermieres, nuk kanë munguar reagimet. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi dhe disa punonjëse pretendojnë,se pamjet e shfaqura janë montazh i realizuar nga një ish-punonjës i shkarkuar për shkelje.Por në asnjë reagim nuk flitet për deklaratën e prokurorisë që ngre akuza për dhunë sistematike në këtë qendër, të paktën 3 shtatëzani dhe 2 aborte të paligjshme në këtë qendër….

Të Fundit