Stop -EMISIONI 109 (SEZONI 5) 30 janar 2020-Gjirokaster/ Prokurori Julian Cafka pushon ceshtjen e evazionit fiskal: ka lapsus. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 109 (SEZONI 5) 30 janar 2020-Gjirokaster/ Prokurori Julian Cafka pushon ceshtjen e evazionit fiskal: ka lapsus.

Pak ditë më parë kemi treguar, sesi Islam Buzheri përdorte policinë e Gjirokastrës, për interesa private të firmës së ngritur me paratë e grabitura nga vëllai i vdekur. Por tani Islami ka tentuar të korruptojë edhe prokurorinë.”Stop” dokumenton, sesi kreu i Prokurorisë Gjirokastër, Julian Cafka, shpërdoron detyrën.Dyshohet, se ky prokuror ka mbyllur një cështje të Islam Buzherit, për evazion fiskal në shumën e rreth 1 milionë eurove. Cfaka thotë, se ka patur në lapsus në këtë histori.Në të kundërt, vetëm për 3 fatura tatimore në shumën e 1 milionë lekëve të vjetra, që dyhsohet, se nuk janë deklaruar në shtet nga nipi i Islam Buzherit, i njejti prokuror, Julian Cafka, ka regjistruar procedim, madje ka dërguar forcat e policisë, për të sekuestruar magazinën e “GJIBU”, pa vendim gjykate.Më pas ky prokuror hakmerret ndaj nipit të Islamit për 3 faturat, duke i kërkuar gjykatës në datën 31 dhjetor në orën 20 të mbrëmjes, të inventarizojë magazinën dhe e sekuestron për llogari të Islamit.

Mbrëmë u shfaq premierë filmi i Ermal Mamaqit “I love Tropoja”.Në aktivitet kishte shumë të ftuar, personazhe të njohur të jetës publike dhe kamera e “Stop” ishte atje, ngaku sjell intervista plot humor.

Në “Stop” janë drejtuar studentë nga Kavaja, që vazhdojnë shkollën e lartë, por nuk kanë përfituar bursë për vitin mësimor 2018-2019. Nga bashkia Kavajë na u tha, se më përpara merrej Bashkia dhe Këshilli bashkiak me këtë cështje. Por në janar të vitit 2019, doli një vendim, që ua hoqi këtë të drejtë bashkive. Për vitin mësimor në fjalë, ishte miratuar vendimi nga Bashkia Kavajë dhe i ishte dërguar Prefekturës së Qarkut Tiranë, por ai u anullua, edhe pse ishte brenda afatit. Në datën 23 janar 2019 është bërë ndryshimi i Vkm dhe bursat janë dërguar brenda afatit 20 ditor, mirëpo Prefekti nuk i miratoi dhe asnjë nga studentët nuk mori bursë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *