STOP-EMISIONI 108(Sezoni 7) 1 Shkurt 2022-Shkoder/ Te lidhur si kafshe, si trajtohen banoret e Qendres se Zhvillimit.

Në vitin 2014 dhe 2016 kemi transmetuar pamje nga Qendra e Zhvillimit në Shkodër. Në atë kohë publikuam pamje të fëmijëve të lidhur me zinxhirë, me shenja në duar e kushte skandaloze.Disa mesazhe kanë mbërritur në redaksinë tonë, që denoncojnë sërish situatën në Qendrën e Zhvillimit në Shkodër.Videot e sotme tregojnë sërish qytetarë të lidhur e pa minimumin e kushteve. Ata vetë ankohen, se nuk janë larë, madje edhe mund të jenë ngacmuar seksualisht.Në faqen e bashkisë së Shkodrës thuhet, se Qendra e Zhvillimit njihet si pikë referimi në zonën veriore për personat me aftësi ndryshe. Aktualisht në këtë institucion rehabilitohen 93 persona: 46 ditorë dhe 47 rezidencialë.

Sot në Gjykatën Kushtetuese u diskutua cështja e shkarkimit të presidentit të republikës Ilir Meta.Para nisjes së seancës, Meta publikoi një foto, duke pirë kafe me këshilltarët e tij ligjor, që do ta përfaqësonin në seancë. Në të njejtën kohë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi publikoi një video, ku shfqej me kafe në dorë në timonin e makinës, si për të treguar, se ajo e kishte drejtimin, sido që të vendoste Kushtetuesja.Një e moshuar është filmuar duke uruar presidentin e republikës për jetë të gjatë.

Në këtë pjesë të emisionit sjellim fakte mbi një tender të kompromentuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me plot 400 milionë lekë.Objekt i këtij tenderi, firmosur nga drejtori i FSHZH Dritan Agolli, është hartimi i një menuje për 100 fshatra turistikë në Shqipëri. Fitues u shpall bashkimi i subjektit “Maskarpone” me administrator Alfio Rotani dhe personi fizik Endrit Maci. Detaj kompromentues është fakti, se vetëm dy ditë para shpalljes së fituesit FSHZH njofton për ndryshime në dokumentat e tenderit dhe kriteret janë përshatur, që fituesi të ishte paracaktuar.Por nuk është kjo e gjitha. Alfio Rotani rezulton shef kuzhine në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, në pronësi të Flladi Agollit, djali i Dritan Agollit, ose kreut të FSHZH.

Të Fundit