Stop-EMISIONI 108 (SEZONI 4) 29 janar 2019 Guximtar Boci dhe kalvari i (pa) drejtësisë së çështjes së tij! – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 108 (SEZONI 4) 29 janar 2019 Guximtar Boci dhe kalvari i (pa) drejtësisë së çështjes së tij!

Më shumë se dy vjet më parë, Stop transmetoi rastin e ish-kreut të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, i cili i kërkoi favore seksuale një gruaje, që kishte cështje prone në këtë gjykatë.Aso kohe KLD pezulloi Guximtar Bocin dhe cështja nisi kalvarin e drejtësisë. Prokuroria e Krimeve Të Rënda shpalli moskompetencën dhe rasti kaloi në prokurorinë e Fierit dhe u pushua nga prokurorja Elida Hoxhaj.Gjykata e Fierit kërkoi rikthimin e cështjes për hetim, duke lënë si detyrë ekspertizën e zërit të Guximtar Bocit dhe shtetases R.I, si dhe ekspertizën e shkrimit, në disa dokumente.Por Apeli i Vlorës mbylli sërish cështjen e Guximtar Bocit.

Miliona per telefonat e deputeteve / Zyrtare te rendesishem me dosje!

Në 4 vjet deputetët shqiptarë marrin 1 miliardë lekë vetëm për shpenzime telefonike.Cdo deputet merr 170 mijë lekë në muaj, ndërsa krerët e grupeve dhe komisioneve,e kanë tarifën mujore 200 mijë lekë në muaj.Sot kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tha, se ndër 1 500 personalitete, 30 prej tyre, në sektorë shumë të rëndësishëm, janë gjetur me probleme të implikimit me ish-sigurimin e shtetit.

S’e bëri drejtësia, e bëri “Stop”-i, zëri në video, është i Guximtar Bocit

Pasi të gjithë institucionet e drejtësisë kontribuan për mbylljen e rastit të Guximtar Bocit, emisioni “Stop” mori përsipër ekspertizën në një studio private. Pas krahasimit të zërit marrë nga një seancë gjyqësore, rezulton,se zëri është i Guximtar Bocit dhe shtetases R.I. Ekspertiza mban firmën e ekspertit Artan Rexhepi.Nga ana tjetër një grup organizatash joqeveritare i kanë drejtuar një kërkesë publike të gjitha organeve të drejtësisë, që të verifikojnë cdo hap të procesit ndaj Guximtar Bocit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *